policia ndalon noizyn ne zvicer ja cka dihet per rastin 686a4d61a0093

Policia ndalon Noizyn në Zvicër, ja çka dihet për rastin

July 6, 2025
1 minut lexim

Reperi i njohur Noizy ka qenë i paraparë që të performojë dje albumin në diskotekën Rinora 4 në Zurich të Zvicrës.

Por, duket se policia e shtetit helvetik ka pasur të tjera plane.

Burime të sigurta të Prive By LS bëjnë të ditur se ai është ndaluar me të zbarkuar në aeroport.

Nuk dihen arsyet e sakta përse ky vendim ka ardhur nga autoritetet zvicerane mirëpo shpesh artistët hasin në probleme me vizat e punës në shtetet europiane dhe përtej oqeanit.

Fakti që artistë shqiptarë punojnë me koncerte por shpesh herë pa lajmërimet tek autoritetet e shtetit respektiv ka bërë që ata shpesh të jenë në ‘radar’ të organeve ligjzbatuese.

Ajo çka bie në sy është se të gjithë posterët e dt. 5 janë hequr nga rrjetet sociale të klubit mirëpo ne kemi arritur të sigurojmë një prej tyre.

Ndërkohë, postimi i fundit i Noizyt është para rreth 20 orësh, 3 orë pasi me një foto nga avioni paralajmëroi nisjen për Zurich.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

ndeshkohet shoferi bmw se ne ferizaj ne zonen 50 km h i shkeli 143 km h 686a4c35251d4
Lajmi i mëparshëm

Ndëshkohet shoferi BMW-së në Ferizaj, në zonën 50 km/h “i shkeli” 143 km/h

te miturit kalojne mesatarisht deri ne pese ore ne dite ne internet 686a519a82640
Lajmi i radhës

Të miturit kalojnë mesatarisht deri në pesë orë në ditë në internet

Të fundit nga

ShkoLartë