policia mesyn vloren ne siten e rrugoreve drejtues te automjeteve dhe pasagjere 69a226554612c

Policia “mësyn” Vlorën, në “sitën” e Rrugorëve drejtues të automjeteve dhe pasagjerë

February 28, 2026
1 minut lexim

Policia e Vlorës ka zhvilluar mbrëmjen e sotme një aksion të befasishëm në hyrje të qytetit, me fokus kontrollin e automjeteve të dyshimta dhe verifikimin e personave në kërkim.

Operacioni është përqendruar në segmentin hyrës të qytetit, në aksin që lidh autostradën Fier–Vlorë me zonën urbane. Gjatë kontrolleve është ndaluar dhe verifikuar një automjet që vinte nga drejtimi i Fierit.

Në terren kanë qenë të pranishme Forcat “Shqiponja”, patrullat e rendit si dhe Policia Rrugore, të cilat kanë ushtruar kontrolle të imtësishme ndaj drejtuesve të mjeteve dhe pasagjerëve.

Sipas burimeve nga vendngjarja, aksioni ka pasur si qëllim kapjen e personave të shpallur në kërkim, parandalimin e mbajtjes së armëve apo mjeteve të tjera të paligjshme dhe goditjen e shpërndarjes së lëndëve narkotike.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

daciq i shtruar ne spital per inflamacion te mushkerive vuciq jam i shqetesuar per gjendjen e tij 69a2258f29f83
Lajmi i mëparshëm

Daçiq i shtruar në spital për inflamacion të mushkërive, Vuçiq: Jam i shqetësuar për gjendjen e tij

gjykata e prishtines liron te dyshuarit te cileve iu gjeten 1 milion euro te fshehura ne furgon 69a2267157b31
Lajmi i radhës

Gjykata e Prishtinës liron të dyshuarit të cilëve iu gjetën 1 milion euro të fshehura në furgon

Të fundit nga

ShkoLartë