policia me njoftim te rendesishem per qytetaret e mitrovices se jugut 688d03e52966d

Policia me njoftim të rëndësishëm për qytetarët e Mitrovicës së Jugut

August 1, 2025
1 minut lexim

Policia e Kosovës ka njoftuar qytetarët e Mitrovicës së Jugut se për shkak të disa angazhimeve të planifikuara policore për nesër, mbyllet për qarkullim shiriti i djathtë i rrugës “Lah Nimani”.

Sipas njoftimit, po ashtu në këtë shirit nuk do të lejohet parkimi i automjeteve prej rrethit të rrugës “Mbretëresha Teuta” deri te udhëkryqi i rrugës “Evlia Çelebia” që sot nga ora 18:00, e deri në njoftimin e radhës.

Gjithashtu policia ka apeluar te qytetarët që t’i largojnë automjetet e parkuara nga shiriti i kësaj rruge.

“Njësitë policore do të jenë prezentë që nga ora 18:00 e datës 01.08.2025 dhe do të ri-dretojnë trafikun dhe udhëzojnë qytetarët për shfrytëzimin e rrugëve alternative. Policia kërkon mirëkuptim dhe bashkëpunim nga qytetarët për respektimin e ndalimit të përkohshëm të qarkullimit në këtë segment rrugor”, thuhet tutje në njoftim.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

bdi vijon diskriminimi ne agjencine e kadastres jane punesuar dhe avancuar25 maqedonas dhe asnje shqiptar 688d036d25b6b
Lajmi i mëparshëm

BDI: Vijon diskriminimi, në Agjencinë e Kadastrës janë punësuar dhe avancuar25 maqedonas dhe asnjë shqiptar

finem ne lidhje me ish gruan e philipp plein foto trazon rrjetin 688d04d528871
Lajmi i radhës

Finem në lidhje me ish gruan e Philipp Plein? Foto trazon rrjetin!

Të fundit nga

ShkoLartë