Dita e sotme po karakterizohet me mot me shi në Kosovë.
Rëndom, kur mbretërojnë këto kushte atmosferike, mundësitë për aksidente më komunikacion.
Vetëm këtë mëngjes, janë raportuar dy aksiidente, një në rrugën Prishtinë-Fushë Kosovë dhe një në Vranidoll.
E për të pasur ngasje sa më të sigurt në mot me shi, dhe për të shmangur aksidentet, policia ka dal me një apel për shoferët.
Apeli i plotë:
Të vozitni me kujdes në kushte të shiut për sigurinë tuaj dhe të të tjerëve në rrugë.
NGASJE E SIGURT NË SHI!
Ju lutemi mbani parasysh këto këshilla thelbësore:
MBAJ DRITAT E NDEZURA
Dritat rrisin dukshmërinë për ju dhe për të tjerët.
ZVOGËLONI SHPEJTËSINË
Rruga e lagur kërkon frenim më të gjatë – udhëtoni me kujdes.
SHMANGNI SHPËRQENDRIMET
Mos përdorni telefonin – qëndroni të përqendruar te rruga.
KRIJONI DISTANCË PASUESE MES MJETEVE
Mos i qëndroni shumë afër makinës para jush – parandaloni aksidentet.
Mos lejoni që reshjet t’ju ndalin nga kujdesi!
Siguria është në duart tuaja.
Burimi: botasot.info


