policia malazeze thote se e ka zbuluar plantacionin me te madh te droges 68aba3b9a14af

Policia malazeze thotë se e ka zbuluar plantacionin më të madh të drogës

August 25, 2025
1 minut lexim

Policia e Malit të Zi ka bërë të ditur se e ka zbuluar plantacionin më të madh të marijuanës në Tërnovë në territorin e Tivarit.

Në njoftimin e lëshuar thuhet se janë arrestuar Zlatko Marash dhe Dragan Peroviq, në aksionin e quajtur “Trnovo”.

“Në territorin e Komunës së Tivarit, në qytetin e Tërnovës, u zbuluan tetë parcela me marijuanë që përbëjnë një tërësi, me rreth 13,100 fidanë të bimës ‘cannabis sativa’, të cilat ishin në fazën e plotë të kultivimit”, thuhet në njoftimin e policisë malazeze.

Policia theksoi se plantacioni ishte i pajisur me sisteme ujitjeje, kultivimi dhe sigurie fizike dhe teknike, gjë që tregon një nivel të lartë organizimi dhe pajisjeje të autorëve të krimit, të cilët, gjatë realizimit të aktiviteteve kriminale, zbatuan edhe masa kundër-mbikëqyrjeje, shkruan Vijesti.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

sarri i ashper ishim medioker teknikisht katastrofe 68aba29484180
Lajmi i mëparshëm

Sarri i ashpër: Ishim mediokër, teknikisht katastrofë

moti ne shqiperi do te jete i kthjellet 68abf6957f765
Lajmi i radhës

Moti në Shqipëri do të jetë i kthjellët

Të fundit nga

ShkoLartë