policia kontroll ne banesat e vrasesve me pagese cfare u gjet ne gjirokaster vlore dhe lezhe 693b1e835ae87

Policia kontroll në banesat e vrasësve me pagesë, çfarë u gjet në Gjirokastër, Vlorë dhe Lezhë

December 11, 2025
1 minut lexim

Në banesat e tre të të arrestuarve dy ditë më parë në Greqi, si vrasës me pagesë janë ushtruar kontroll, ku janë gjetur armë dhe municione ushtarake.

Gjatë kontrollit në fshatin Labovë e Kryqit në Gjirokastër, në banesën e 45-vjeçarit Dhimitër Meçi janë gjetur 2 kallashnikovë dhe një armë zjarri automatike, të dyshuar të trafikuar dhe qindra fishekë të kalibrave të ndryshëm.

Gjatë operacionit janë sekuestruar 3 armë zjarri automatike, 200 fishekë kallashnikovi, 18 pako me fishekë pistolete dhe 5 krehra.

Armët e zjarrit, që u gjetën në banesën e 45-vjeçarit, do të dërgohen tek Instituti i Policisë Shkencore për ekspertim teknik.

Sipas policisë, me qëllim dokumentimin e plotë të veprimtarisë kriminale të shtetasve shqiptarë Dhimitër Meçi 45 vjeç, banues në Labovën e Kryqit Gjirokastër, Andrea Brokeri 32 vjeç, banues në Kudhës Himarë; Fatjon Prendi 39 vjeç, banues në Lezhë; dhe Petro Theohari, 31 vjeç, banues në Muzinë Sarandë, të dyshuar si vrasës me pagesë, strukturat e Departamentit të Policisë Kriminale, ato të DVP Gjirokastër, Vlorë e Lezhë, në bashkëpunim me Prokurorinë, po vijojnë hetimet e thelluara duke koordinuar dhe bashkëpunuar ngushtësisht me homologët grekë.

Ndërkohë materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Trafikimi i armëve dhe i municionit” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”


Top Channel

Burimi: top-channel.tv

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

shkendija shokon skuadren sllovake 693b1dd3de731
Lajmi i mëparshëm

Shkëndija shokon skuadrën sllovake

android tani ka mundesine e ndarjes se video live me sherbimet e emergjences 693b1eae367c3
Lajmi i radhës

Android tani ka mundësinë e ndarjes së video live me shërbimet e emergjencës

Të fundit nga

Shkëndija shokon skuadrën sllovake

Shkëndija e Tetovës ka arritur fitoren me të madhe në Conference League. Kuqezinjtë e mposhtën me rezultat 2:0 Slovanin nga Bratisllava, në kuadër të xhiros së pestë. Në minutën e 33-të, futbollisti
ShkoLartë