policia konfirmon perdhunimin e 10 vjecarit dhe shpall ne kerkim 17 vjecarin mori rrugen per ne greqi kur i mituri u nis per te bere kallezim po hetojme 69cee0decfd0f

Policia konfirmon përdhunimin e 10 vjeçarit dhe shpall në kërkim 17 vjeçarin: Mori rrugën për në Greqi kur i mituri u nis për të bërë kallëzim, po hetojmë

April 2, 2026
1 minut lexim

17 vjeçari që dyshohet se ka abuzuar seksualisht me një 10 vjeçar në Gjirokastër, është shpallur në kërkim nga shërbimet e Drejtorisë Vendore të Qarkut. Shtetasi me iniciale M.Sh, siç raportoi më herët neësbomb.al, dyshohet se është larguar drejt Greqisë.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Gjirokastër referuan materialet në Prokurori dhe shpallën në kërkim një 17-vjeçar, banues në lagjen Zinxhira, pasi dyshohet se ky shtetas në prani të 2 shtetasve të tjerë të mitur, të moshës 9 dhe 10 vjeç, dyshohet se ka abuzuar seksualisht me një 10-vjeçar.

17-vjeçari është larguar në drejtim të shtetit Grek, para se 10-vjeçari dhe prindërit e tij, të vinin në ambientet e Policisë për të bërë kallëzim. Të miturit janë intervistuar në prani të prindërve, psikologes, avokatit dhe përfaqësuesve të Njësisë për Mbrojtjen e Fëmijëve, në përputhje me procedurat ligjore”, njofton Policia.

10 vjeçari ka shkuar sot në Komisariatin e Policisë me nënën e tij dhe ka denoncuar shtetasin me iniciale M.Sh, se e ka përdhunuar në një magazinë të braktisur, në afërsi të lagjes Zinxhira. Ai i përket komunitetit rom dhe ka pohuar se është marrë me forcë, është lidhur me litar dhe është përdhunuar.

Ngjarja dyshohet se ka ndodhur katër ditë më parë dhe 10 vjeçari ka shkuar në polici bashkë me nënën vetëm sot, pasi është mësuar se 17 vjeçari me inicialet M.Sh është larguar drejt Greqisë.

I mituri ka treguar se të pranishëm kanë qenë dhe dy djem të tjerë, shokët e tij të moshës rreth 10-12 vjeç, të cilët gjithashtu pretendohet se janë kërcënuar që të mos flisnin për atë që kishte ndodhur në magazinën e braktisur.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

kryeministri kurti preku nervat e pasluftes familja e haki imerit reagon ndaj komandant cakorrit me nje rroge deputeti nuk behesh multimilioner 69cedff63e2af
Lajmi i mëparshëm

“Kryeministri Kurti preku nervat e pasluftës” – Familja e Haki Imerit reagon ndaj komandant ‘Çakorrit’: “Me një rrogë deputeti nuk bëhesh multimilioner”

michael buble dhe luisana lopilato festojne 15 vjetorin e marteses 69cee2778bfff
Lajmi i radhës

Michael Buble dhe Luisana Lopilato festojnë 15-vjetorin e martesës

Të fundit nga

ShkoLartë