policia kalon ne gatishmeri te perforcuar 5500 efektive dhe 700 mjete ne patrullim 6961913a1bd3a

Policia kalon në gatishmëri të përforcuar, 5500 efektivë dhe 700 mjete në patrullim

January 10, 2026
1 minut lexim

Policia e Shtetit, në kuadër të masave për përballimin e situatës së rënduar atmosferike, përmes një njoftimi zyrtar, bëri me dije se ka kaluar në një regjim gatishmërie të shtuar për të garantuar sigurinë në akset rrugore dhe për t’u ardhur në ndihmë qytetarëve.

Në të gjithë territorin e vendit janë angazhuar rreth 5,500 punonjës policie, të mbështetur nga një flotë prej 700 mjetesh. Patrullimet janë intensifikuar si në zonat urbane ashtu edhe në ato rurale, me fokus parandalimin e aksidenteve dhe mbajtjen e rendit.

Duke marrë shkas nga kushtet e vështira të dukshmërisë gjatë natës dhe reshjeve të dendura, Policia ka lëshuar një apel për drejtuesit e automjeteve:

“Për shkak të motit të keq dhe fushëpamjes së kufizuar, apelojmë për kujdes të shtuar. Moderoni shpejtësinë dhe për çdo emergjencë telefononi menjëherë në numrin 112″.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

klekovski kriteret per pushim mjekesor do te rishikohen 696183f74e320
Lajmi i mëparshëm

Klekovski: Kriteret për pushim mjekësor do të rishikohen

bomba e merkatos nga gjilani nenshkruan me sulmuesin anglez 69619194724f2
Lajmi i radhës

”Bomba” e merkatos nga Gjilani, nënshkruan me sulmuesin anglez

Të fundit nga

ShkoLartë