policia gjen nje pit bull te lenduar ne nje veture me targa te tetoves ishte lenduar gjate ndeshjes me qen 69da3ad0cddd9

Policia gjen një “Pit Bull” të lënduar në një veturë me targa të Tetovës, ishte lënduar gjatë ndeshjes me qen

April 11, 2026
1 minut lexim
policia

Gjatë ditës së djeshme, Policia e rajonit të Pollogut ka gjetur një qen të racës “Pit Bull” të lënduar, brenda bagazhit të një veture, përcjell TV21. Policia njofton se shoferi i veturës nuk kishte patentë shoferi, ndërsa i njëjti ka deklaruar se qeni është lënduar gjatë një ndeshjeje me qen.

“Më 10.04.2026 në ora 22:00 në rrugën lokale drejt fshatit Kamjan, punonjësit policorë nga Stacioni Policor i Kamjanit kanë ndaluar veturën “Golf” me targa të Tetovës, të drejtuar nga A.D.(19) nga fshati Ozormishtë, i cili nuk posedonte patentë shoferi. Gjatë kontrollit në bagazhin e automjetit është gjetur një qen i lënduar i racës “Pit Bull”, për të cilin personat në automjet kanë deklaruar se është lënduar gjatë luftës me qen në fshatin Kamjan. Së bashku me shoferin, janë privuar nga liria edhe dy bashkudhëtarë 17-vjeçarë nga fshati Zhelinë. Është njoftuar inspektori veteriner dhe po merren masa për trajtimin e duhur të kafshës dhe dokumentimin e rastit, ndërsa ata së bashku me automjetin janë ndaluar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të rastit do të vijojë parashtresa përkatëse”, thonë nga MPB.

Burimi: lajmpress.org

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

ibrahimi autori i gjuhes 20 per qind seshte anonim 69da1eac7f1f0
Lajmi i mëparshëm

Ibrahimi: Autori i “gjuhës 20 për qind”, s’është anonim!

lufta nisin negociatat ne pakistan irani vendos 4 kushte per marreveshje 69da4c00bf39c
Lajmi i radhës

Lufta/ Nisin negociatat në Pakistan, Irani vendos 4 kushte për marrëveshje

Të fundit nga

ShkoLartë