policia gjen arme ne nje shtepi te braktisur ne zvecan 69763a21974c6

Policia gjen armë në një shtëpi të braktisur në Zveçan

January 25, 2026
1 minut lexim

Policia e Kosovës ka gjetur dhe sekuestruar sasi të konsiderueshme armësh dhe municioni në një shtëpi të braktisur në fshatin Rudar i Vogël të komunës së Zveçanit.

Sipas njoftimit zyrtar, më 25 janar 2026, rreth orës 11:20, njësitë policore nga Drejtoria Rajonale e Policisë Mitrovicë Veri kanë vepruar pas informatave të pranuara nga qytetarët se në një lokacion të caktuar mund të gjendeshin armë dhe municion. Menjëherë pas daljes në terren dhe kontrollit të një shtëpie të pabanuar, policia ka gjetur dhe konfiskuar nëntë (9) granata dore, 538 fishekë si dhe tre (3) karikatorë për armë automatike.

Në vendin e ngjarjes ka intervenuar edhe njësia për trajtimin e mjeteve shpërthyese (EOD), e cila ka bërë trajtimin dhe sigurimin e mjeteve shpërthyese pa rrezik për qytetarët dhe ambientin përreth.

Të gjitha veprimet policore janë zhvilluar në koordinim të plotë me Prokurorin e Shtetit, i cili ka udhëzuar inicimin e rastit penal për veprën “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Lidhur me rastin, deri më tani nuk raportohet për persona të arrestuar, ndërsa hetimet po vazhdojnë.

Policia e Kosovës ka falënderuar qytetarët për bashkëpunimin dhe i ka ftuar ata që të vazhdojnë të raportojnë çdo rast të dyshuar në numrin emergjent 192.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

i denuar me 32 vite burg per vrasje babale habit mediat britanike the sun brenda burgut fitoi 20 000 sterlina nga loja ne tiktok 697639c6c5bde
Lajmi i mëparshëm

I dënuar me 32 vite burg për vrasje, “Babale” habit mediat britanike, “The Sun”: Brenda burgut, fitoi 20.000 sterlina nga loja në TikTok

shperthejne protesta kunder ice ne shba nuk do te durojme 69763a343dd1d
Lajmi i radhës

Shpërthejnë protesta kundër ICE në SHBA: Nuk do të durojmë

Të fundit nga

Ferizaj ndjek liderin

Ferizaj ka shënuar një fitore të rëndësishme në xhiron e pestë të Ligës Gjergj Kastrioti në volejboll, duke mposhtur Skënderbeun nga Korça me rezultat 3:1 (25:18, 22:25, 25:21, 25:21) dhe duke bërë
ShkoLartë