policia financiare me detaje rreth 350 mije eurove qe u gjeten ne murin e shtepise se gjykatesit gjoko ristov 696e0aeee03ae

Policia Financiare me detaje rreth 350 mijë eurove që u gjetën në murin e shtëpisë së gjykatësit Gjoko Ristov

January 19, 2026
1 minut lexim

Nga Policia Financiare kanë dhënë detaje shtesë nga bastisjet në Negotinë, ku në murin e një shtëpie u gjetën 350,000 euro.
Nga Policia Financiare njoftojnë se objekti në Negotinë është pronë e prindërve të gjykatësit Gjoko Ristov.

“Në kuadër të një hetimi të gjerë dhe kompleks që po e udhëheq Prokuroria Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, Drejtoria e Policisë Financiare, me urdhër të gjyqtarit të procedurës paraprake, gjatë fundjavës së kaluar ka realizuar një bastisje në një lokacion në Negotinë”.

“Veprimet janë zhvilluar nën drejtimin e Drejtorisë së Policisë Financiare, në koordinim me prokurorin publik kompetent. Bastisja është kryer në shtëpinë e prindërve të një personi – gjyqtar në Gjykatën e Apelit në Shkup, i dyshuar për veprën penale “Fitim i kundërligjshëm dhe fshehje e pasurisë””.

“Gjatë bastisjes, në një hapësirë të veçantë të ndërtuar fshehurazi në murin e objektit, janë gjetur dhe sekuestruar rreth 350.000 euro, për të cilat ekzistojnë dyshime se rrjedhin nga veprimtari të paligjshme të lidhura me korrupsion dhe tregti me ndikim”, thuhet mes tjerash në njoftimin e Policisë Financiare.

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

kujdes shofere mpb nis testimin e kamerave te qytetit te sigurt 696e0a37b8ee7
Lajmi i mëparshëm

Kujdes shoferë! MPB nis testimin e kamerave të “Qytetit të Sigurt”

kuvendi nis sesionin e dyte te legjislatures xi begaj mesazh politikes 696e1774e8915
Lajmi i radhës

Kuvendi nis sesionin e dytë të legjislaturës XI/ Begaj mesazh politikës

Të fundit nga

ShkoLartë