policia e tetoves konfiskon vetura shoferet nuk kishin patente shoferi 69dcddcd34bf0

Policia e Tetovës konfiskon vetura, shoferët nuk kishin patentë shoferi

April 13, 2026
1 minut lexim
Screenshot 1 32

Policia e rajonit të Tetovës njofton se gjatë ditës së djeshme janë konfiskuar tri vetura pasi shoferët që po i drejtonin të njëjtat, nuk kishin patenta shoferi, përcjell TV21. Nga Sektori për Punë të Brendshme në Tetovë thonë se pas dokumentimit të rasteve, do të vijojnë parashtresat përkatëse sipas nenit 297-a të Kodit Penal të RMV-së “drejtim i pakujdesshëm i automjetit motorik”.

“Më 12.04.2026 në ora 17:25 në Gostivar, punonjësit policorë nga Stacioni Policor për siguri në komunikacionin rrugor Gostivar kanë privuar nga liria personin D.H. (41) nga Shkupi, pasi ka drejtuar automjetin motorik „Mercedes“ me targa të Shkupit, pa provim të dhënë për shofer. Automjeti është konfiskuar dhe mbajtur për procedurë të mëtejshme. Pastaj, po atë ditë në ora 17:35, në rr. „Bllagoja Toska“ në Tetovë, punonjësit policorë nga SPB Tetovë kanë privuar nga liria personin N.K. (28) nga fshati Tearcë. Gjatë kontrollit është vërtetuar se i njëjti ka drejtuar automjetin motorik „Volkswagen Polo“ me targa të Tetovës pa leje drejtimi. Automjeti është konfiskuar dhe mbajtur për procedurë të mëtejshme. Pastaj, më 13.04.2026 në ora 02:30, në rrugën magjistrale në Gostivar, punonjësit policorë kanë privuar nga liria S.A. (25) nga Gostivari. Personi ka drejtuar automjetin motorik „Volkswagen Touran“ me targa të Gostivarit pa provim të dhënë për shofer. Automjeti është konfiskuar dhe mbajtur për procedurë të mëtejshme”, thonë nga SPB-Tetovë.

Burimi: lajmpress.org

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

sportistet dhe shkollat e mesme deri me 22 prill do te mund te aplikojne per mbeshtetje financiare nga qyteti i shkupit 69dcc1af8d8db
Lajmi i mëparshëm

Sportistët dhe shkollat e mesme deri më 22 prill do të mund të aplikojnë për mbështetje financiare nga Qyteti i Shkupit

Të fundit nga

ShkoLartë