policia e shqiperise ndalon dy qytetare nuk i deklaruan 27 mije euro ne morine 68f0bd4203474

Policia e Shqipërisë ndalon dy qytetarë, nuk i deklaruan 27 mijë euro në Morinë

October 16, 2025
1 minut lexim

Policia Kufitare e Shqipërisë, në pikën Morinë, ka goditur dy raste të mosdeklarimit të të hollave gjatë hyrjes në territorin e Republikës së Shqipërisë nga Kosova. Në hetim janë vënë dy shtetas kosovarë që tentuan të fusin 27 550 euro pa i deklaruar sipas ligjit.

Gjatë kontrolleve të zhvilluara në hyrje-dalje të vendit, shërbimet policore konstatuan rastet e tentativës për të futur në Shqipëri shuma të konsiderueshme parash në mënyrë të paligjshme.

A.G., 51 vjeç, banues në Suedi, u kap me 12.550 euro gjatë kontrollit fizik;
A.G., 44 vjeç, banues në Suharekë, u kap me 15 000 euro.

Shuma e përgjithshme prej 27 550 euro është sekuestruar në cilësinë e provës materiale. Materialet procedurale janë referuar në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për veprime të mëtejshme hetimore.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

altin lala tregon pengun ne karriere 68f0bd3602c9f
Lajmi i mëparshëm

Altin Lala tregon pengun në karrierë

maratona e tiranes ne fundjave keto jane akset rrugore qe do te bllokohen ne kryeqytet rruget alternative qe duhet te zgjidhni 68f0bde3d08e5
Lajmi i radhës

Maratona e Tiranës në fundjavë, këto janë akset rrugore që do të bllokohen në kryeqytet, rrugët alternative që duhet të zgjidhni

Të fundit nga

Aktakuzë për shitblerje të narkotikëve

Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë kundër dy të pandehurve A.B., dhe E.Sh., për shkak të dyshimit të bazuar mirë se të njëjtit në bashkëkryerje kanë
ShkoLartë