policia e shqiperise ndalon dy qytetare nuk i deklaruan 27 mije euro ne morine 68f0bd4203474

Policia e Shqipërisë ndalon dy qytetarë, nuk i deklaruan 27 mijë euro në Morinë

October 16, 2025
1 minut lexim

Policia Kufitare e Shqipërisë, në pikën Morinë, ka goditur dy raste të mosdeklarimit të të hollave gjatë hyrjes në territorin e Republikës së Shqipërisë nga Kosova. Në hetim janë vënë dy shtetas kosovarë që tentuan të fusin 27 550 euro pa i deklaruar sipas ligjit.

Gjatë kontrolleve të zhvilluara në hyrje-dalje të vendit, shërbimet policore konstatuan rastet e tentativës për të futur në Shqipëri shuma të konsiderueshme parash në mënyrë të paligjshme.

A.G., 51 vjeç, banues në Suedi, u kap me 12.550 euro gjatë kontrollit fizik;
A.G., 44 vjeç, banues në Suharekë, u kap me 15 000 euro.

Shuma e përgjithshme prej 27 550 euro është sekuestruar në cilësinë e provës materiale. Materialet procedurale janë referuar në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për veprime të mëtejshme hetimore.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

altin lala tregon pengun ne karriere 68f0bd3602c9f
Lajmi i mëparshëm

Altin Lala tregon pengun në karrierë

maratona e tiranes ne fundjave keto jane akset rrugore qe do te bllokohen ne kryeqytet rruget alternative qe duhet te zgjidhni 68f0bde3d08e5
Lajmi i radhës

Maratona e Tiranës në fundjavë, këto janë akset rrugore që do të bllokohen në kryeqytet, rrugët alternative që duhet të zgjidhni

Të fundit nga

ShkoLartë