policia e rajonit te prishtines realizon aksione intensive sekuestron arme 69528c6e7769a

Policia e Rajonit të Prishtinës realizon aksione intensive, sekuestron armë

December 29, 2025
1 minut lexim

Gjatë javës së kaluar, Policia e Rajonit të Prishtinës, njofton se ka realizuar 177 urdhëresa të gjykatës në lokacione të ndryshme dhe përmes aksioneve të ndara. Nga këto, 50 urdhëresa lidhen me vepra penale, ndërsa të tjerat për kundërvajtje, seanca, verifikime dhe procedura të tjera.

Personat e dënuar me burgim janë dërguar për vuajtje të dënimit, ndërsa ata të dënuar me gjobë janë liruar pasi kanë përmbushur obligimet e caktuara nga urdhëratë, thuhet në raportin e policisë.

Aktivitetet policore janë shtrirë edhe në segmente të tjera të sigurisë, ku janë sekuestruar 8 armë zjarri dhe municione të llojeve dhe kalibrave të ndryshëm.

Në fushën e sigurisë në trafikun rrugor, policia ka shqiptuar gjithsej 4,306 masa administrative për kundërvajtje të ndryshme, prej të cilave 558 janë evidentuar nga veturat inteligjente dhe radari mobil.

Autoritetet policore bëjnë thirrje për respektimin e ligjit dhe bashkëpunim me institucionet e sigurisë.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

peskov rusia pajtohet me vleresimin e trump bisedimet ne fazen perfundimtare 69528b829e683
Lajmi i mëparshëm

Peskov: Rusia pajtohet me vlerësimin e Trump, bisedimet në fazën përfundimtare

helen flanagan shkelqen me fustan te zi pas krishtlindjeve 69528d912b40e
Lajmi i radhës

Helen Flanagan shkëlqen me fustan të zi pas Krishtlindjeve

Të fundit nga

ShkoLartë