policia e maqedonise se veriut premtoi zgjedhje te drejta dhe demokratike 68f35e74b1967

Policia e Maqedonisë së Veriut premtoi zgjedhje të drejta dhe demokratike

October 18, 2025
1 minut lexim

Në lidhje me organizmin e zgjedhjeve lokale në Maqedoninë e Veriut, Policia garantoi proces të drejtë dhe demokratik. Policia theksoi se po ndërmerren vazhdimisht masa dhe aktivitete për zgjedhje të sigurta.

“Në përputhje me vlerësimet e bëra dhe planet e përcaktuara në ditën e zgjedhjeve, nëpunësit policorë do të jenë të pranishëm pranë vendndodhjeve të vendvotimeve, si dhe në pikat kyçe të trafikut, me qëllim rritjen e efikasitetit dhe zbulimin në kohë të shkeljeve të mundshme të rendit dhe qetësisë publike”, premtoi Policia e Maqedonisë së Veriut.

Policia kërkoi nga qytetarët dhe partitë politike të bashkëpunojnë në mirëmbajtjen e procesit zgjedhor.

Ndryshe, në Maqedoninë e Veriut më 19 tetor do të mbahet zgjedhje lokale, ndërsa heshtja zgjedhore do të fillojë nesër, një ditë para zgjedhjeve. Në këtë periudhë, mediat duhet të censurojnë publikimin e lajmeve në lidhje me zhvillimet rreth procesit zgjedhor.

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

deri neser ne oren 1900 vlejne rregullat per heshtje zgjedhore 68f35ddc541c6
Lajmi i mëparshëm

Deri nesër në orën 19:00 vlejnë rregullat për heshtje zgjedhore

vrau biznesmenin italian ne salari te tepelenes dhe me pas u vetdorezua lihet ne burg kamber sulce 68f35fd48d639
Lajmi i radhës

Vrau biznesmenin italian në Salari të Tepelenës dhe më pas u vetdorëzua, lihet në burg Kamber Sulçe

Të fundit nga

ShkoLartë