policia e kosoves shpeton dy persona te moshuar gjate vershimeve ne gjilan 691e5d10359e5

Policia e Kosovës shpëton dy persona të moshuar gjatë vërshimeve në Gjilan

November 20, 2025
1 minut lexim

Dy persona të moshuar janë shpëtuar nga zyrtarët policorë në Gjilan, pasi shtëpia e tyre u përmbyt nga vërshimet e shkaktuara nga reshjet e dendura të shiut më 18 nëntor 2025.

Reagimi i shpejtë dhe profesional i njësive patrulluese të Stacionit Policor të Gjilanit bëri të mundur evitimin e pasojave të rënda dhe shpëtimin e dy jetëve njerëzore.

Policia njofton se njësitë patrulluese kanë vepruar menjëherë pas raportimeve për përmbytje, duke intervenuar me përkushtim për të ndihmuar qytetarët në nevojë.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan thekson se do të vazhdojë të qëndrojë pranë qytetarëve në çdo situatë, me përgjegjësi dhe kujdes në mbrojtje të jetës dhe pasurisë së tyre.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

rusia provokon britanine 691e5633a81cb
Lajmi i mëparshëm

Rusia provokon Britaninë

catherine zeta jones dhe michael douglas festojne 25 vjetorin e marteses te dua njesoj si atehere 691e5e3425081
Lajmi i radhës

Catherine Zeta-Jones dhe Michael Douglas festojnë 25-vjetorin e martesës: Të dua njësoj si atëherë

Të fundit nga

ShkoLartë