policia e kosoves perkujton heroin izet demaj 694fcd4f4a200

Policia e Kosovës përkujton heroin Izet Demaj

December 27, 2025
1 minut lexim

Policia e Kosovës ka përkujtuar sot heroin dhe zyrtarin policor të rënë në krye të detyrës, Izet Demaj, me rastin e përvjetorit të rënies së tij.

Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, në ceremoninë përkujtimore morën pjesë Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, kolonel Gazmend Hoxha, Drejtori i Drejtorisë Rajonale të Policisë në Pejë, Komandanti i Stacionit Policor në Istog, si dhe eprorë dhe zyrtarë policorë, familjarë dhe qytetarë.

Gjatë homazheve dhe vizitave përkujtimore u nderua jeta dhe vepra e heroit Izet Demaj, duke u theksuar sakrifica e tij si simbol i përkushtimit, guximit dhe shërbimit ndaj vendit.

Policia e Kosovës vlerëson se sakrifica e heroit Izet Demaj mbetet shembull frymëzimi për brezat e rinj të zyrtarëve policorë, ndërsa kujtimi për të do të jetojë përherë në radhët e Policisë së Kosovës dhe në zemrat e qytetarëve.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

unaza e elbasanit paralizohet nga trafiku 694fcb323df8a
Lajmi i mëparshëm

Unaza e Elbasanit “paralizohet” nga trafiku

nje femije qe tregon mungese respekti ndaj prinderve te tij nuk do te respektoje askend 694fce7233442
Lajmi i radhës

Një fëmijë që tregon mungesë respekti ndaj prindërve të tij nuk do të respektojë askënd

Të fundit nga

Musliu shkëlqen te Sint-Truidense

Reprezentuesi i Maqedonisë, Visar Musliu luajti 90 minuta të plota të ndeshjes që Saint-Truiden fitoi 2-1 kundër Standard Liege, në fushën mysafire. Musliu është një nga pesë mbrojtësit qendrorë më të mirë
ShkoLartë