policia e kosoves gjate sezonit turistik do patrulloje ne shqiperi 686293a7b100d

Policia e Kosovës gjatë sezonit turistik do patrullojë në Shqipëri

June 30, 2025
1 minut lexim

Gjatë sezonit turistik të vitit 2025, Policia e Kosovës do të patrullojë në Shqipëri në kuadër të një bashkëpunimi ndërinstitucional. Shërbimet e përbashkëta të patrullimit do të nisin më 1 korrik 2025, me synim rritjen e sigurisë dhe lehtësimin e bashkëpunimit ndërmjet autoriteteve të të dy vendeve.

Për këtë sot është firmosur Memorandumi i Bashkëpunimit për shërbime të përbashkëta të policimit rrugor në Shqipëri, gjatë sezonit turistik 2025. Memorandumi u nënshkrua nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Ilir Proda, dhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Kolonel Gazmend Hoxha, si një tjetër dëshmi e bashkëpunimit të shkëlqyer ndërmjet dy institucioneve.

“Në kuadër të sezonit turistik veror dhe fluksit të shtuar të shtetasve dhe mjeteve nga Kosova, u firmos Memorandumi i Bashkëpunimit ndërmjet Policisë së Shtetit dhe Policisë së Kosovës, për organizimin e shërbimeve të përbashkëta të policimit rrugor në territorin e Republikës së Shqipërisë”, thuhet në komunikatë.

Shërbimet e përbashkëta do të kenë si objektiva: Parandalimin e shkeljeve dhe aksidenteve rrugore; Menaxhimin e trafikut në akset kryesore që lidhin të dy shtetet, shkëmbimin e praktikave më të mira në fushën e policimit rrugor.

Drejtori Proda vlerësoi praninë e kolegëve nga Kosova si një ndihmë të çmuar dhe një simbol krenarie për harmoninë dhe koordinimin mes dy policive, jo vetëm në fushën e sigurisë rrugore, por edhe në luftën e përbashkët kundër krimit dhe paligjshmërisë.

Nga ana e tij, Kolonel Hoxha u shpreh se efektivët e Policisë së Kosovës janë të nderuar për mundësinë që t’u shërbejnë qytetarëve krah kolegëve të Policisë shqiptare, dhe se do të angazhohen maksimalisht për përmbushjen e objektivave të këtij memorandumi.

Shërbimet e përbashkëta nisin nga data 1 korrik 2025.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

donis avdijaj behet me ekip te ri 686293a490652
Lajmi i mëparshëm

Donis Avdijaj bëhet me ekip të ri

nato rusia po humb 1300 ushtare ne dite asnje perparim i rendesishem ne ukraine 686294944a7a8
Lajmi i radhës

NATO: Rusia po humb 1300 ushtarë në ditë, asnjë përparim i rëndësishëm në Ukrainë

Të fundit nga

Shifrat e dhunës familjare për një javë

Zyra për Mbrojtje dhe Ndihmë të Viktimave (ZMNV) ka publikuar raportin javor të punës për periudhën 28.11.2025 – 05.12.2025, ku rezulton se në nivel vendi janë trajtuar 43 raste të reja, shumica
ShkoLartë