policia e kosoves festoni me zemer me kujdes dhe pergjegjesi 694bd1de7f5d2

Policia e Kosovës: Festoni me zemër, me kujdes dhe përgjegjësi

December 24, 2025
1 minut lexim

Policia e Kosovës në prag të festave të fundvitit ka dalë me apel për qytetarët, duke kërkuar festime të qeta e pa përdorimin e mjeteve të rrezikshme, sidomos nga fëmijët.

Përmes një video-mesazhi, zëdhënësi , Baki Kelani ka treguar se Policia ka përgatitur planet të cilat tha se parashohin masat dhe shtimin e prezencës policore .

“Mirëpo, një kontribut të madh dhe të pamohueshëm në siguri dhe parandalim të incidenteve mund të jepni edhe ju qytetarë të dashur dhe këtë më së miri mund ta bëni duke festuar në mënyrë të qetë e të drejtë, pa përdorim të mjeteve të rrezikshme, e sidomos pa përdorimin e tyre nga fëmijët. Andaj, të festojmë  dhe të kontribuojmë së bashku, që këto festa të kalojnë të qeta dhe pa incidente”, tha Kelani në video-mesazhin e tij për festat e fundvitit.

Video-mesazhi:

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

karikim i shpejte dhe me i liri ne evrope cmimi prej 15 cente per kwh fale energjise diellore 694bd1adce480
Lajmi i mëparshëm

Karikim i shpejtë dhe më i liri në Evropë – çmimi prej 15 centë për kWh falë energjisë diellore

humbjet e luftes se ukraines vleresohen ne 800 miliarde dollare amerikane 694bd1f31a1b8
Lajmi i radhës

Humbjet e luftës së Ukrainës vlerësohen në 800 miliardë dollarë amerikanë

Të fundit nga

ShkoLartë