policia e gjen dhe e kap nje person ne decan qe po kerkohej per dy vepra penale 6ac23d32a6440

Policia e gjen dhe e kap një person në Deçan që po kërkohej për dy vepra penale

October 4, 2026
1 minut lexim

Policia e Kosovës ka arrestuar një person të kërkuar me urdhërarrest në Deçan.

Sipas Policisë, më 3 tetor 2026, zyrtarët e Stacionit Policor në Deçan kanë pranuar informatë lidhur me vendndodhjen e një personi të kërkuar dhe kanë ndërmarrë menjëherë veprimet operative.

Rreth orës 11:15, në rrugën “Fatmir Nimonaj” në Deçan, policia ka lokalizuar dhe arrestuar personin me inicialet Xh. Th., i cili kërkohej për veprat penale “Vjedhje e rëndë në bashkëkryerje” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armës”.

Gjatë arrestimit, i dyshuari ka bërë rezistencë dhe ka tentuar të largohej nga vendi i ngjarjes. Megjithatë, zyrtarët policorë kanë arritur ta vënë nën kontroll.

Pas arrestimit, ai është shoqëruar në Stacionin Policor në Deçan, ndërsa janë ndërmarrë procedurat e mëtejshme për dorëzimin e tij tek institucionet përkatëse, për ekzekutimin e dënimit prej katër vjetësh burgim.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

arsenal srmesh ne banesen e nje 33 vjecari ne shkup bombe 2 pistoleta dhe 240 plumba hetohet edhe nje lidhje me vrasje 6ac226ba91615
Lajmi i mëparshëm

Arsenal srmësh në banesën e një 33-vjeçari në Shkup: bombë, 2 pistoleta dhe 240 plumba – hetohet edhe një lidhje me vrasje

kellici denoncimet per jetbank dhe kazinone i kemi ndjekur edhe institucionalisht 6ac23db1ae02e
Lajmi i radhës

Këlliçi: Denoncimet për JetBank dhe kazinonë i kemi ndjekur edhe institucionalisht

Të fundit nga

ShkoLartë