policia ceke arreston pas vitesh arrati shoferin fantazme levizte me makine garash ne autostrade 68bdfe463969a

Policia çeke arreston pas vitesh arrati “shoferin fantazmë”, lëvizte me makinë garash në autostradë

September 7, 2025
1 minut lexim

Një burrë 51-vjeçar u arrestua nga policia çeke pasi u kap duke drejtuar një makinë garash të tipit GP2 në një autostradë pranë Pragës, ngjarje që kishte tronditur autoritetet që nga viti 2019.

Policia e Republikës Çeke e identifikoi dhe ndaloi të dyshuarin pas një incidenti të fundit, kur makina e kuqe – e ngjashme me një Ferrari Formula 1, u filmua duke ngarë me shpejtësi në autostradën D4 dhe duke ndaluar për karburant.

Makina u gjurmua deri në një pronë private në fshatin Buk, rreth 60 km nga kryeqyteti, ku policia ndërhyri me dhjetëra makina dhe një helikopter.

Shoferi refuzoi për një kohë të dilte nga automjeti dhe debatoi me policët për hyrjen në pronën e tij. Më pas, ai u dorëzua veshur ende me uniformën dhe helmetën e kuqe të pilotit të garave, dhe u shoqërua në stacionin e policisë, ku refuzoi të jepte ndonjë deklaratë.

Ky incident i fundit shënon përfundimin e një hetimi që zgjaste prej më shumë se 4 vitesh. Që nga viti 2019, makina ishte parë disa herë duke lëvizur në autostrada, por për shkak të helmetës së shoferit, autoritetet nuk kishin mundur ta identifikonin.

Në atë kohë, policia kishte arritur të lokalizonte automjetin dhe të merrte në pyetje pronarin, i cili mohoi ta kishte drejtuar ndonjëherë në rrugë publike. Nuk është ende e qartë nëse i njëjti person është arrestuar tani.


Top Channel

Burimi: top channel

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

345 mije nxenes nisin vitin e ri shkollor 2025 2026 ja ndryshimet ne sistemin arsimor dhjetera klasa te para ne korce nuk paten asnje regjistrim 68bdfc233bb9f
Lajmi i mëparshëm

345 mijë nxënës nisin vitin e ri shkollor 2025-2026, ja ndryshimet në sistemin arsimor/ Dhjetëra klasa të para në Korçë nuk patën asnjë regjistrim

trump hamasit lironi pengjet dhe lufta mbaron menjehere 68be028569b92
Lajmi i radhës

Trump-Hamasit: Lironi pengjet dhe lufta mbaron menjëherë

Të fundit nga

ShkoLartë