policia apel qytetareve pas tragjedise ne ujman mos kerceni nga ura 6887d1ec75fd2

Policia apel qytetarëve pas tragjedisë në Ujman: Mos kërceni nga ura

July 28, 2025
1 minut lexim

Një ngjarje tragjike ka ndodhur të dielën në Liqenin e Ujmanit, ku dyshohet se një 33-vjeçar, Rrahim Latifi, mërgimtar, është hedhur nga një lartësi prej 20 metrash në ujë.

Pavarësisht përpjekjeve të shumta të ekipeve të kërkim-shpëtimit, trupi i tij ende nuk është gjetur, edhe pse kanë kaluar mbi 24 orë nga raportimi i rastit.

Lidhur me ngjarjen ka reaguar zëvendësdrejtori i Policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani, i cili ka bërë një apel të fuqishëm për qytetarët dhe mërgimtarët që frekuentojnë zonën, që të mos hidhen nga ura në Ujman.

“Qytetarët dhe mërgimtarët të cilët vijnë këtu, mos ta shohin këtë urë si distancë të vogël, lartësi të vogël që mos me u hudh nga ky vend. Nga ky vend janë hudhur profesionistët e ata i kanë parë në televizion, e për këtë arsye e marrin guximin mos u hudh. Duhet me pasë kujdes, sepse tash na ka mbetur të shpresojmë me e gjetë vetëm trupin,” tha Elshani.

Ai theksoi se dhimbja për familjen është shumë e madhe dhe institucionet janë në përpjekje të vazhdueshme për të zbuluar fatin e 33-vjeçarit.

Po ashtu, Elshani ngriti shqetësimin për mungesën e sinjalistikës në atë pjesë të liqenit, duke kërkuar që të ndërmerren masa parandaluese.

“Do të bisedojmë me Ibër Lepencin, për të parë nëse është kompetencë e tyre apo e Komunës vendosja e sinjalistikës. Besoj se Ibër Lepenci do ta kryejë këtë punë. Sinjalistika mund të jetë aty, por nëse qytetarët vendosen të hidhen aty, ata do të hidhen. Pra, duhet të ekzistojë një vetëdijësim,” shtoi ai.

Operacioni i kërkimit po vazhdon me intensitet, ndërsa autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve për kujdes maksimal dhe shmangie të veprimeve të rrezikshme në këtë zonë.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

aksidentohet i riu me skuter elektrik ne lungomare 6887d174712ac
Lajmi i mëparshëm

Aksidentohet i riu me skuter elektrik në Lungomare

be ja propozon qe izraelit ti pezullohet qasja ne fonde per shkak te luftes ne gaze 6887d3178f06c
Lajmi i radhës

BE-ja propozon që Izraelit t’i pezullohet qasja në fonde për shkak të luftës në Gazë

Të fundit nga

ShkoLartë