polici negociata per kokainen zbulohen te tjera komunikime te oficerit igli haxhiaj me trafikantet 692b1334c2c5f

Polici negociata për kokainën, zbulohen të tjera komunikime të oficerit Igli Haxhiaj me trafikantët

November 29, 2025
min lexim

Prokuroria e Posaçme ka arritur që të sigurojë prova, që sipas organit të hetimit janë komunikimet që tregojnë se efektivi i Antiterrorit Igli Haxhiaj ishte i përfshirë kokë e këmbë me grupet e strukturuara kriminale dhe në trafikun ndërkombëtar të drogës.

Referuar dosjes hetimore, oficeri i policisë del në komunikimet e Sky ECC ku komunikon me anëtarët e grupit të Elvis Doçit, i njohur si Visi i Pojës. Sipas SPAK, ky i fundit ishte një nga kokat e linjës së trafikut të kokainës dhe të heroinës nga Amerika Latine drejt Europës dhe në Shqipëri.

Janë pikërisht mesazhet që tregojnë se Igli Haxhiaj ka folur me disa persona ende të paidentifikuar në platforma të koduara për çmimet dhe cilësinë e kokainës.

Efektivi Haxhiaj flet me anëtarët e tjerë të grupit për çmimet në Holandë, drogën e përzier duke thënë madje që ajo ishte e shtrenjtë. Në mesazhet e tyre ata kanë dërguar dhe foto të kokainës me mbishkrime të ndryshme.

Madje personi tjetër i bën edhe ulje të çmimit për efektivin e policisë duke i thënë se me 28 munda ta lë për ty, duke i ofruar dhe një sasi kokaine për provë. Igli Haxhiaj i përgjigjet se nuk do mall pa lekë në dorë.

Mesazhet e zbërthyera tregojnë edhe biseda të tjera për trafikantë në Barcelonë, ku oficeri i Antiterrorit i kërkon informacion për shpërndarjen dhe nëse e sjellin dot deri në Shqipëri. Pala tjetër i përgjigjet se për transportin duhet ta shikojë vetë efektivi, pasi ata mund tja dërgonin vetëm në Holandë ose Spanjë.

Edhe për drogën në Rotendam, janë mjaft biseda nga Sky ECC ku Igli Haxhiaj diskuton për çmimin e kokainës duke ofruar çmime të ndryshme dhe garanci për drogën.

Sipas dosjes së SPAK tronditëse ishin mesazhet që Haxhiaj i dërgonte Denis Myftiut duke i kërkuar 15 mijë euro në total, ku sipas tij shuma do të ndahej tek ai dhe dy të tjerë për shitjen e informacioneve të policisë. Madje sipas SPAK, Haxhiaj i shkruan Myftiut duke i thënë se nuk po i vendos gjobë, por po i bën nder ku ndër të tjera i thotë se ai dhe familjarët e tij janë nën përgjim. Sipas tij këto informacione kanë kosto.

SPAK në bashkëpunim me autoritetet italiane dhe ato zviceriane kanë arirtur të godasin grupin e strukturuar që dyshohet se drejtohej nga Visi i Pojës. Referuae hetimeve, dyshohet se ky grup ka trafikuar të paktën 1.3 tonë kokainë nga Amerika e Jugut në Itali.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

george clooney i sinqerte pamjet nga filmat e vjeter me bene te ndihem i pasigurt 692b00a0df81a
Lajmi i mëparshëm

George Clooney, i sinqertë: Pamjet nga filmat e vjetër më bënë të ndihem i pasigurt

mediumi me i madh spanjoll cudit per vedat muriqin 692b139888695
Lajmi i radhës

Mediumi më i madh spanjoll çudit për Vedat Muriqin

Të fundit nga

A është i trashëguar sensi i humorit?

Ndjenja jonë e humorit nuk është e rrënjosur në ADN-në tonë, por është pothuajse tërësisht e nxitur nga mjedisi ynë. Të qenët qesharak nuk varet nga ADN-ja. Një studim nga Universiteti Aberystwyth
ShkoLartë