polici i dehur ben aksident me makine ne pogradec arrestohet nga policia 68f75564c462d

Polici i dehur bën aksident me makinë në Pogradec, arrestohet nga policia

October 21, 2025
1 minut lexim

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Elbasan – Korçë) ka arrestuar në flagrancë punonjësin e policisë Inspektor D. O., me detyrë Trupë Shërbimi në Stacionin e Policisë Kufitare Pogradec, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Drejtim i automjeteve në mënyrë të parregullt”.

Arrestimi i tij u krye pasi mbrëmjen e djeshme rreth orës 22:31, duke drejtuar mjetin e tij në rrugën “Rinia” Pogradec, është përfshirë në një aksident duke shkaktuar dëme materiale në pesë automjete të parkuara.

Pas verifikimit me testin matës të alkoolit ka rezultuar pozitiv në masën 1.36 mg/l dhe 1.33 mg/l.

Materialet proceduriale u referuan në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiskionit të Përgjithshëm Korçë.

AMP mbetet e përkushtuar në misionin e saj për garantimin e zbatimit të ligjit dhe fton qytetarët të denoncojnë çdo rast të abuzimit apo shkeljes së ligjit nga ana e punonjësve të strukturave, duke telefonuar në numrin e gjelbër 0800 9090, ose duke dërguar Email në adresën [email protected].


Top Channel

Burimi: top-channel.tv

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

kurti takim me mergimtaret ne londer zbulon cka diskutuan dhe per cfare i informoi 68f754c17fa0d
Lajmi i mëparshëm

Kurti takim me mërgimtarët në Londër, “zbulon” çka diskutuan dhe për çfarë i informoi

e plagosi me arme zjarri kryeministrin e sllovakise 72 vjecari denohet si terrorist 68f755d38f580
Lajmi i radhës

E plagosi me armë zjarri kryeministrin e Sllovakisë, 72-vjecari dënohet si “terrorist”

Të fundit nga

ShkoLartë