pogradeci pret sezonin e ri turistik me paketa te zgjeruara 68f4ea0019992

Pogradeci pret sezonin e ri turistik me paketa të zgjeruara

October 19, 2025
1 minut lexim

Pogradeci pritet të përfshihet sezonin e ardhshëm turistik në guidat e operatorëve turistikë vendas dhe të huaj, me synimin për të rritur numrin e vizitorëve të huaj dhe për të shtuar netët e qëndrimit në këtë qytet.

Në një takim të zhvilluar në Pogradec me operatorët turistikë të Unionit Turistik Shqiptar, u theksua nevoja që turistët e huaj të mos e konsiderojnë më Pogradecin si destinacion tranzit. Operatorët turistikë kërkuan që në paketat turistike të përfshihen netë qëndrimi, duke shfrytëzuar potencialin natyror, kulturor dhe mikpritjen karakteristike të zonës.

Afërsia me Aeroportin Ndërkombëtar të Ohrit krijon një avantazh të rëndësishëm logjistik, i cili do të shfrytëzohet për organizimin e paketave të përbashkëta ndërkufitare, duke përfshirë edhe Pogradecin si destinacion të qëndrueshëm për turistët që zbarkojnë në Ohër.

Kryetari i Unionit Turistik Shqiptar bëri të ditur se në Pogradec do të ngrihet një degë e posaçme e këtij unioni, e cila do të fokusohet në zhvillimin e paketave turistike dy dhe tre ditore. Infrastruktura rrugore e përmirësuar tashmë e bën qytetin më të aksesueshëm, duke hapur mundësi të reja për turizmin e organizuar.

Nga ana tjetër, bashkëpunimi me kompani turistike nga Polonia dhe Çekia pritet të sjellë një fluks të ri turistësh, të cilët zakonisht qëndrojnë në Ohër, por në të ardhmen do të përfshijnë edhe Pogradecin në itineraret e tyre.

Për periudhën janar-gusht 2025, në hotelet e Pogradecit janë akomoduar 95.528 turistë, nga të cilët 18.314 ishin të huaj dhe 77.214 turistë vendas.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

i pandalshmi nazmi gripshi nuk mund te mungoje 68f4e9faa9639
Lajmi i mëparshëm

I pandalshmi Nazmi Gripshi nuk mund të mungojë

nene e bir humben jeten pasi banesa u perfshi nga flaket zbulohet shkaku i zjarrit 68f4eaa6ba81d
Lajmi i radhës

Nënë e bir humbën jetën pasi banesa u përfshi nga flakët, zbulohet shkaku i zjarrit

Të fundit nga

Fundjavë me vranësira dhe riga shiu në vend

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë fundjavës pritet të mbajë mot kryesisht i vranët, me riga shiu në disa zona. Të shtunën parashihen vranësira dhe vende-vende riga shiu. Temperaturat minimale
ShkoLartë