pogradec banesa perfshihet nga flaket asfiksohet dhe nderron jete 52 vjecarja 68872f25091d6

Pogradec/ Banesa përfshihet nga flakët, asfiksohet dhe ndërron jetë 52-vjeçarja

July 28, 2025
1 minut lexim

Këtë mëngjesit në qytetin e Pogradecit është shënuar një ngjarje e rëndë, ku një 52-vjeçare ka humbur jetën si pasojë e një zjarri në banesën e saj.



Sipas informacioneve paraprake, ngjarja ka ndodhur rreth orës 06:00, në lagjen nr. 1 të qytetit, ku në banesën e shtetases K. T., ka rënë zjarr ende në rrethana të paqarta. Si pasojë e asfiksimit nga tymi, 52-vjeçarja ka ndërruar jetë në vendngjarje.

Menjëherë pas njoftimit, në vendin e ngjarjes kanë mbërritur shërbimet zjarrfikëse dhe grupi hetimor, të cilët kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve dhe po punojnë për të zbardhur shkaqet që çuan në këtë ngjarje tragjike. Autoritetet janë duke kryer veprimet hetimore për të sqaruar plotësisht rrethanat e rastit.

 

Burimi: opinion.al

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

nje delegacion i armates dhe ministrise se mbrojtjes per vizite ne vermont per avancim te bashkepunimit mbrojtes 68872d87bc7c8
Lajmi i mëparshëm

Një delegacion i Armatës dhe Ministrisë së Mbrojtjes për vizitë në Vermont për avancim të bashkëpunimit mbrojtës

prishtine ndeshkohen dhjetera kundervajtes trafiku fale bashkepunimit me qytetaret 688731410b0e8
Lajmi i radhës

Prishtinë: Ndëshkohen dhjetëra kundërvajtës trafiku, falë bashkëpunimit me qytetarët

Të fundit nga

ShkoLartë