podujeve 700 shtepi pa uje te pijshem per 30 ore 696c096e863f5

Podujevë: 700 shtëpi pa ujë të pijshëm për 30 orë

January 18, 2026
1 minut lexim

Prej më shumë se 30 orësh, rreth 700 shtëpi në Podujevë kanë mbetur pa furnizim me ujë të pijshëm. Bëhet fjalë për banorët e lagjeve afër hekurudhës, në vendin e njohur si “Çeshmja e Azemit”, si dhe për një pjesë të rrugës “Lordi Bajron”.

Këta banorë furnizohen nga gypi i vjetër i ujit të pijshëm, i cili vjen nga fabrika e ujit në Shajkovc dhe pikërisht në këtë linjë është bërë ndalja e ujit për këto zona, shkruan RTK.

Banorët e këtyre lagjeve kanë protestuar pranë zyrave të Ujësjellësit Rajonal “Prishtina”, njësia në Podujevë, por sipas tyre, askush nuk ka dhënë asnjë përgjigje apo sqarim nga zyrtarët e kësaj kompanie lidhur me ndërprerjen e furnizimit me ujë.

Banorët e kësaj zone kërkojnë zgjidhje urgjente dhe informim zyrtar për arsyen dhe kohëzgjatjen e kësaj ndërprerjeje.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

larg duart nga groenlanda zhvillohen protesta kunder planeve te trump 696c08831259c
Lajmi i mëparshëm

“Larg duart nga Groenlanda”, zhvillohen protesta kundër planeve të Trump

jam biri i nje nene ina i vuri ne pikepyetje orientimin sksual kristi kjo peshe nuk eshte ne supet e mia 696c0a93dd8fd
Lajmi i radhës

” Jam biri i një nëne”/ Ina i vuri në pikëpyetje orientimin s*ksual, Kristi: Kjo peshë nuk është në supet e mia

Të fundit nga

ShkoLartë