po varroste kusheririn kengetari bledar hoxhaj grabitet gjate ceremonise mortore ne fier 6a93e127016fe

Po varroste kushëririn, këngëtari Bledar Hoxhaj grabitet gjatë ceremonisë mortore në Fier

August 30, 2026
1 minut lexim

Këngëtari i muzikës popullore Bledar Hoxhaj është përballur me një vjedhje në Fier, në një moment zie për familjen e tij.

Ngjarja ka ndodhur gjatë ceremonisë mortore të kushëririt të tij të parë, të cilin Hoxhaj po e përcillte për në banesën e fundit.

Sipas denoncimit të bërë prej tij në rrjetet sociale, rreth orës 10:00, një person është futur në automjetin e tij, një Audi Q5 ngjyrë gri e errët, dhe ka marrë paratë që ndodheshin në portofolin e lënë brenda makinës. Portofoli është lënë në automjet.

Momenti i vjedhjes është filmuar nga kamerat e sigurisë.

Pamjet kanë fiksuar edhe personin duke hyrë në automjet, ndërsa pas vjedhjes ai është larguar nga zona me një Opel ngjyrë gri të hapur.

Hoxhaj ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për identifikimin e personit.

Ai u ka bërë apel të gjithë atyre që mund ta njohin autorin, të kenë parë automjetin ose të kenë informacion për ngjarjen që të kontaktojnë me të.

Pamjet e kamerave pritet t’u dorëzohen organeve përkatëse për të ndihmuar në identifikimin e personit dhe zbardhjen e rastit.

Këngëtari e ka cilësuar ngjarjen veçanërisht të rëndë për shkak të momentit kur ka ndodhur, teksa familja po përcillte të afërmin e saj për në banesën e fundit.

Hetimet për identifikimin e autorit dhe rrethanat e vjedhjes pritet të vijojnë.

 

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

skena si ne filma ne fushe kosove polici civil e rrezon me nje boks qytetarin 6a93e0748b14c
Lajmi i mëparshëm

Skena si në filma në Fushë Kosovë, polici civil e rrëzon me një boks qytetarin

nje karte sim e bllokuar mbyll shume dyer ne iran 6a93e1576585c
Lajmi i radhës

Një kartë SIM e bllokuar mbyll shumë dyer në Iran

Të fundit nga

Një kartë SIM e bllokuar mbyll shumë dyer në Iran

Bllokimi i kartave SIM është bërë një nga mënyrat që autoritetet iraniane përdorin për të ndëshkuar kritikët dhe aktivistët e shoqërisë civile. Por, pasojat nuk kufizohen vetëm në pamundësinë për ta përdorur
ShkoLartë