po te isha e lire si milloshevic do ta kisha spastruar etnikisht kosoven gjate luftes reagon spiropali zoti e ruajt kete monster qe duartroket dhe glorifikon krimet 6a563e5507ee2

“Po të isha e lirë si Millosheviç, do ta kisha spastruar etnikisht Kosovën gjatë luftës”, reagon Spiropali: Zoti e ruajt këtë monstër që duartroket dhe glorifikon krimet

July 14, 2026
1 minut lexim

Ish-ministrja e Jashtme, Elisa Spiropali ka reaguar pas deklaratës së ministres serbe, Snezhana Paunoviç, që bëri ditën e djeshme për Kosovën.

Spiropali u shpreh se ‘është e pabesueshme të dëgjosh nga një ministre e një qeverie të një vendi që aspiron integrimin europian të shprehë pa asnjë drojë keqardhjen se në Kosovë nuk u vranë mjaftueshëm fëmijë, gra, burra e të moshuar.’

Ministrja serbe bën deklaratën skandaloze: Po të isha e lirë si Millosheviç, do ta kisha spastruar etnikisht Kosovën gjatë luftës

“E pabesueshme të dëgjosh nga një ministre e një qeverie të një vendi që aspiron integrimin europian të shprehë pa asnjë drojë keqardhjen se në Kosovë nuk u vranë mjaftueshëm fëmijë, gra, burra e të moshuar.

Zoti e ruajt këtë monstër që duartroket dhe glorifikon krimet.

Ky nuk është mendim politik.

Ky është barbarizëm verbal.

Europa nuk mund ta dëgjojë këtë gjuhë dhe të heshtë. Kush justifikon ose shpreh keqardhje për krime që nuk u kryen në përmasa edhe më të mëdha, nuk mund të jetë partner i vlerave europiane, duhet të mbajë përgjegjësi politike dhe institucionale, por më së shumti humane.

Kosovës nuk ia fali kush Lirinë. Kosova Lirinë e fitoi me gjak. Është në nderin dhe detyrën e Europës të mbrojë kujtesën e viktimave, që përbën themelin e parimeve mbi të cilat është ndërtuar.

Nëse Serbia rrugën drejt Bashkimit Europian e ka seriozisht, nuk mund të qëndrojë indiferente ndaj këtij makabriteti verbal që, më së paku, e turpëron, më së shumti ia rrezikon bashkëjetesën paqësore me fqinjët”, shkruan Spiropali.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

konflikti shtrenjton naften cmimi me i larte ne bursa ne nje muaj 6a5639c6ce801
Lajmi i mëparshëm

Konflikti shtrenjton naftën, çmimi më i lartë në bursa në një muaj

kos sot nje super e marte shqiperia mbyll kapitujt e pare te negociatave 6a563ecf807fa
Lajmi i radhës

​Kos: Sot një “super e martë”, Shqipëria mbyll kapitujt e parë të negociatave

Të fundit nga

ShkoLartë