po ta dinim qe do benim kaq buje do shtonim numrin 12 mami shtatzena ne maternitetin geraldina bejne dasmen lajm dite 68ca665faf1c5

“Po ta dinim që do bënim kaq bujë, do shtonim numrin!”, 12 mami shtatzëna në maternitetin ‘Geraldina’ bëjnë dasmën lajm dite

September 17, 2025
1 minut lexim

Në maternitetin “Geraldina” ka ndodhur një rast i rrallë dhe mjaft emocionues. 12 infermiere dhe mami janë njëkohësisht në pritje të ëmbël!

Një skenë sa e bukur, aq edhe simbolike për vendin ku lind jeta çdo ditë. Top Channel intervistoi dy prej tyre, Imeldën dhe Elonën, të cilat ndanë emocionet e këtij momenti të veçantë jo vetëm si profesioniste të shëndetit, por edhe si nëna të ardhshme.

Imelda, që po pret fëmijën e saj të parë, këtë të premte do të veshë fustanin e bardhë për një tjetër ditë të paharrueshme – dasmën e saj. Por surpriza më e ëmbël? Të gjitha gratë shtatzënë do të marrin pjesë në dasmë duke hedhur vallen bashkë!

“Emocion i paparë. Jam në pritjen e parë dhe ky fakt na bën më të ndjeshme, më pranë edhe me nënat që i shërbejmë çdo ditë. Pjesë e dasmës jeni edhe ju!”, tha Imelda me një buzëqeshje të sinqertë.

Kur moderatorja Bieta Sulo e pyeti si ka mundësi që të gjitha keni mbetur shtatzënë në të njëjtën kohë, Imelda me humor u përgjigj: Po ta kishim ditur që lajmi do të bënte kaq bujë, do e kishim shtuar numrin!

Ndërkohë Elona, që po pret fëmijën e saj të dytë, tha se ndjenja e amësisë është edhe më e fortë këtë herë: Kam një djalë dhe tani pres një vajzë – jemi të kompletuar. Nuk e kishim menduar që ky lajm do të bëhej kaq i famshëm, ne punojmë aty ku lind jeta.”

Ky “baby boom” i mrekullueshëm në një nga maternitetet më të njohura të vendit është më shumë se një rastësi – është një dëshmi e jetës që rritet mes duarve që ndihmojnë çdo ditë në lindjen e saj.

Vallja e 12 nënave të ardhshme këtë të premte pritet të bëhet videoja më e ëmbël e javës!


Top Channel

Burimi: top-channel.tv

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

sherbimi i detyrueshem ushtarak ne serbi kamberi kerkon zbardhjen e vrasjes se 135 ushtareve shqiptare ne vitet 80 68ca65a305368
Lajmi i mëparshëm

Shërbimi i detyrueshëm ushtarak në Serbi, Kamberi kërkon zbardhjen e vrasjes së 135 ushtarëve shqiptarë në vitet ’80

bbc vizita e trump ne londer do te jete larg syve te publikut 68ca66b76f5e0
Lajmi i radhës

BBC: Vizita e Trump në Londër do të jetë larg syve të publikut

Të fundit nga

ShkoLartë