po pyesja veten se nga do te vinte shigjeta ambientalisti amerikan publikon pamjet e rralla te nje fisi te izoluar ne amazone 6969ec1edc281

“Po pyesja veten se nga do të vinte shigjeta”- Ambientalisti amerikan publikon pamjet e rralla të një fisi të izoluar në Amazonë

January 16, 2026
1 minut lexim

Një video e rrallë, në të cilën për herë të parë shfaqen pamje të qarta nga një fis i izoluar i Amazonës, u prezantua nga ambientalisti amerikan Paul Rosolie gjatë një interviste në një podcast.

Siç shpjegoi Rosolie, i cili ka kaluar dy dekada duke punuar në Amazonë, kjo ishte një nga përvojat më intensive të jetës së tij.Sipas tij, deri më tani pamjet nga fiset që nuk kanë pasur kontakt me botën e jashtme kanë qenë të paqarta, zakonisht të filmuara nga distanca e largët, ndërsa kjo video është regjistruar nga afër dhe me cilësi të lartë.

Në pamje, fisi shfaqet në një plazh, i rrethuar nga një “re” fluturash. Anëtarët e tij lëvizin me kujdes, duke vëzhguar të huajt dhe duke u përpjekur të vlerësojnë rrezikun e mundshëm.

Ambientalisti amerikan përshkroi se i ndiqte me vëmendje gjuhën e trupit, ndërsa ata mblidheshin në formacion duke mbajtur armë.

“Shikoni mënyrën si lëvizin. Shikoni mënyrën si tregojnë. Shikoni atë me hark. Unë shikoja nga të gjitha drejtimet… dhe mendoja: nga do të vijë shigjeta?” tregoi ai.

Megjithatë, situata u qetësua, pasi anëtarët e fisit ulën armët dhe tensioni u kthye në kureshtje ndaj vizitorëve të panjohur.

“Këta janë luftëtarë… dukeshin vërtet gati për dhunë. Dhe tani qëndrojnë të qetë… dhe buzëqeshin”, tha Rosolie.

Studiuesit vlerësojnë se ende ekzistojnë rreth 200 fise të izoluara në mbarë botën, shumica e të cilave ndodhen në pyjet tropikale të Amazonës në Brazil dhe Peru.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

keta jane personat e arrestuar ne aksionin per evazion fiskal dhe fshehje tatimesh 6969a53756985
Lajmi i mëparshëm

Këta janë personat e arrestuar në aksionin për evazion fiskal dhe fshehje tatimesh

machado i dhuroi nobelin e paqes ne shtepine e bardhe trump gjest i bukur respekti nder i madh ta takoja 6969ec364689a
Lajmi i radhës

Machado i dhuroi “Nobelin e Paqes” në Shtëpinë e Bardhë, Trump: Gjest i bukur respekti! Nder i madh ta takoja!

Të fundit nga

ShkoLartë