po punonte pa pushim programeri 32 vjecar vdes papritur pas sulmit ne zemer 69778bb7b9984

Po punonte pa pushim, programeri 32-vjeçar vdes papritur pas sulmit në zemër

January 26, 2026
1 minut lexim

Një 32-vjeçar, programues në Kinë, po punonte në shtëpi më 29 nëntor kur papritmas u ndje keq dhe më pas i ra të fikët.

Familja e tij e dërgoi me urgjencë në spital, por pavarësisht përpjekjeve të mjekët, Gao Guanghui vdiq.

Sipas raportimeve të mediave në Kinë, ai ndërroi jetë pas një arresti kardiak.

Gao ishte ngritur në detyrë si menaxher departamenti dhe kishte punuar me orë të gjata deri në ditën e vdekjes.

Edhe pse po luftonte për jetën, Gao ishte shtuar në një grup të ri bisedash pune duke i kërkuar atij të merrej me çështjet e punës.

Tetë orë pasi kishte vdekur, një koleg sipas raportimeve, i kishte dërguar atij një mesazh për t’i thënë se puna ishte urgjente dhe duhej ta përfundonte.

Familja beson se vdekja e tij erdhi për shkak të punës së tepërt.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

policia e shpalle ne kerkim kete person te dyshuar per vjedhje 69778ba29e26b
Lajmi i mëparshëm

Policia e shpallë në kërkim këtë person të dyshuar për vjedhje

shba ne epoken e akullnajave 11 te vdekur nga stuhite e acarit preket me shume se gjysma e popullsise 69778d65b1b55
Lajmi i radhës

SHBA në “epokën e akullnajave”/ 11 të vdekur nga stuhitë e acarit, preket më shumë se gjysma e popullsisë

Të fundit nga

ShkoLartë