Një ngjarje e rëndë është shënuar sot në Bajram Curr, ku një person ka humbur jetën dhe tre të tjerë kanë mbetur të plagosur.
Korrespondenti i Top Channel Bekim Lekica bën me dije se ngjarja ka ndodhur në hyrje të qytetit të Bajram Currit, ku katër punonjësit e bashkisë janë qenë duke punuar për ndriçimin e rrugës dhe trotuarit, kur kanë rënë në kontakt me rrymën elektrike.
Si pasojë njëri prej tyre ka humbur jetën, ndërsa tre të tjerët kanë mbetur të lënduar.
Sakaq, policia po punon për sqarimin e plotë të ngjarjes.
Burimi: botasot.info


