po merrte pjese ne nje proteste pro palestines vihet serish ne pranga aktivistja e njohur greta thunberg ne londer 694ad686aab2c

Po merrte pjesë në një protestë pro-Palestinës, vihet sërish në pranga aktivistja e njohur Greta Thunberg në Londër

December 23, 2025
1 minut lexim

Aktivistja suedeze, Greta Thunberg, u arrestua në Londër nga policia britanike, teksa po merrte pjesë në një protestë pro-palestineze të zhvilluar në qendër të kryeqytetit britanik.

Sipas mediave të huaja arrestimi i saj u konfirmua nga Policia e Qytetit të Londrës, e cila njoftoi se 22-vjeçarja u ndalua për shfaqjen e një pankarte në mbështetje të organizatës Palestine Action, e cila është shpallur organizatë e ndaluar në Mbretërinë e Bashkuar.

Protesta ishte organizuar në shenjë solidariteti me tetë anëtarë të Palestine Action, të cilët ndodhen aktualisht në paraburgim dhe janë në grevë urie prej më shumë se 50 ditësh.

Ata po protestojnë kundër procesit gjyqësor ndaj tyre, si dhe ndaj kushteve të burgimit që, sipas mbështetësve, konsiderohen të padrejta.

Demonstrata u mbajt përpara zyrave të kompanisë Aspen Insurance në Londër.

Organizatorët e protestës pretendojnë se kjo kompani ofron shërbime sigurimi për Elbit Systems, një kompani izraelite e industrisë së mbrojtjes, e cila është shpesh objekt kritikash nga aktivistët pro-palestinezë.

Greta Thunberg, e njohur ndërkombëtarisht për angazhimin e saj në çështjet klimatike, ka zgjeruar vitet e fundit aktivizmin e saj edhe në fusha të tjera, përfshirë të drejtat e njeriut dhe konfliktet ndërkombëtare.

 


Top Channel

Burimi: top channel

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

arrestohet greta thunberg mbeshteti nje grup palestinez 694ad4d41545d
Lajmi i mëparshëm

Arrestohet Greta Thunberg – mbështeti një grup palestinez

zelensky zbulon draftet per fundin e luftes 694adac351459
Lajmi i radhës

Zelensky zbulon draftet për fundin e luftës

Të fundit nga

ShkoLartë