po me shkelen te drejtat gjykata urdheron spak ti jape metes fashikujt e dosjes 6933027364375

“Po më shkelen të drejtat”, Gjykata urdhëron SPAK t’i japë Metës fashikujt e dosjes

December 5, 2025
1 minut lexim

Ish-presidenti Ilir Meta, i cili po gjykohet për korrupsion në Gjykatën e Posaçme, ka kërkuar që të njihet me aktet e dosjes së tij që, sipas tij, nuk i janë venë në dispozicion.



Gjykata vendosi të pranojë kërkesën e tij dhe të shtyjë seancën paraprake për më 22 dhjetor. Ajo urdhëroi SPAK që t’i vërë në dispozicion Metës fashikujt e dosjes, brenda javës.

“Po më shkelen të drejtat kushtetuese. Duke mos më dhënë aktet, duke mos më vendosur në dispozicion asnjë provë, nuk mund të bëj prapësimet. Po mbahem në paraburgim pa të drejtë sepse nuk kam asnjë mundësi reale të prish provat dhe të intimidoj dëshmitarët. Nuk kam asnjë mundësi reale të dëmtoj provat”, citohet të ketë thënë Meta në sallën e gjyqit.

Burimi: opinion.al

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

rekord boteror 50 vendet me rezervat me te medha te arit ja kush kryeson 6932ff6a3b8a7
Lajmi i mëparshëm

Rekord botëror/ 50 vendet me rezervat më të mëdha të arit, ja kush kryeson

durmishi ne vitin 2000 patem 400 mije udhetar ndersa ne vitin 2025 presim mbi 4 5 milione udhetare 693304913770d
Lajmi i radhës

Durmishi: Në vitin 2000 patëm 400 mijë udhëtar ndërsa në vitin 2025 presim mbi 4.5 milionë udhëtarë

Të fundit nga

ShkoLartë