po kultivonin 355 bime kanabis ne 15 parcela te ndryshme pranga dy personave ne fushe arrez 6a92e3d56bd8e

Po kultivonin 355 bimë kanabis në 15 parcela të ndryshme, pranga dy personave në Fushë-Arrëz

August 29, 2026
1 minut lexim

Dy persona janë arrestuar në Fushë Arrëz, pasi dyshohen se kanë kultivuar 355 bimë të dyshuara narkotike Cannabis Sativa në tokë publike.

Në pranga kanë rënë E. P., 20 vjeç, dhe S. J., 50 vjeç, të dy banues në fshatin Aprip e Gurit, Fushë Arrëz.

Sipas bluve, nga veprimet hetimore dyshohet se dy të arrestuarit kishin kultivuar në 15 parcela, në tokë publike në fshatin Aprip e Gurit, gjithsej 355 bimë të dyshuara narkotike Cannabis Sativa.

Njoftimi i Policisë:

Fushë Arrëz/Finalizohet operacioni policor i koduar “Gurra”.

Operacioni u zhvillua pas një hetimi disa-javor, me metoda proaktive, për goditjen e një rasti të kultivimit të bimëve narkotike.

Vihen në pranga 2 shtetas, të dyshuar si autorë të kultivimit të 355 bimëve të dyshuara narkotike Cannabis Sativa.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Pukë, nën drejtimin e Prokurorisë dhe në bashkëpunim me Forcat Operacionale, në vijim të një hetimi disa-javor, të kryer me metoda proaktive, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit të bimëve narkotike, finalizuan operacionin policor të koduar “Gurra”.

Si rezultat i operacionit, u identifikuan dhe u arrestuan në flagrancë shtetasit:

E. P., 20 vjeç; dhe S. J., 50 vjeç, të dy banues në fshatin Aprip e Gurit, Fushë Arrëz.

Nga veprimet hetimore të kryera, dyshohet se këta shtetas, në 15 parcela, në tokë publike, në fshatin Aprip e Gurit, kanë kultivuar 355 bimë të dyshuara narkotike Cannabis Sativa.

Bimët e dyshuara narkotike u asgjësuan me anë të djegies.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

qytetaret e kosoves drejt shqiperise edhe kete fundjave mbi 52 mije hyjne ne 24 ore 6a92e357601ba
Lajmi i mëparshëm

Qytetarët e Kosovës drejt Shqipërisë edhe këtë fundjavë, mbi 52 mijë hyjnë në 24 orë

vuciq ne hapjen e nje fabrike kineze ne serbi robotet kineze se shpejti ne ushtrine serbe 6a92e430c9c47
Lajmi i radhës

Vuçiq në hapjen e një fabrike kineze në Serbi: Robotët kinezë së shpejti në ushtrinë serbe

Të fundit nga

ShkoLartë