po kontrabandonin ngarkesen me cigare nga greqia kapen ne kufi 2 vellezerit nga bilishti 68d286774c678

Po kontrabandonin ngarkesën me cigare nga Greqia, kapen në kufi 2 vëllezërit nga Bilishti

September 23, 2025
1 minut lexim

Dy vëllezër që po kontrabandonin një ngarkesë me cigare kontrabandë janë kapur nga Policia Kufitare e Kapshticës.

Burime zyrtare nga Policia e Korçës thanë se konstatimi u bë gjatë hyrjes në territorin shqiptar, kurse të proceduarit janë R. T. dhe K. T., banues në Bilisht.

“Nga kontrolli, këtyre shtetasve iu gjetën dhjetëra steka me cigare, pa fatura blerjeje, që nuk i kishin deklaruar. Në vijim të veprimeve procedurale, u referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasit R. T., 43 vjeç dhe K. T., 47 vjeç, banues në Bilisht”, njoftoi policia.

Ndaj tyre është ngritur akuza “kontrabanda me mallra për të cilat paguhet akciza, ose me pezullim të plotë apo të pjesshëm nga detyrimet doganore ose të akcizës”.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Korçës, për veprime të mëtejshme.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

materialet e votimit do te kushtojne 800 000 euro kshz ka dhjete milione euro ne dispozicion 68d277f92a4e4
Lajmi i mëparshëm

Materialet e votimit do të kushtojnë 800.000 euro, KSHZ ka dhjetë milionë euro në dispozicion

myrto uzuni eshte duke perjetuar nje tjeter kulm te karrieres 68d286d4dc2c9
Lajmi i radhës

Myrto Uzuni është duke përjetuar një tjetër kulm të karrierës

Të fundit nga

​124 vjet nga vrasja e atdhetarit Haxhi Zeka

Një prej figurave të Lëvizjes Kombëtare Shqiptare gjatë shekullit XIX, ishte Haxhi Zeka. Një luftëtar dhe atdhetar i pranuar nga të gjithë patriotet e kohës, por që përkrahej nga popullata shqiptare, emri

Parashikimi i motit për sot, 21 shkurt 2026

Ditën e shtunë moti parashikohet relativisht i paqëndrueshëm, me alternime kthjellimesh përgjatë ultësirës perëndimorë në pjesën e parë të ditës e vranësira mesatare deri të dendura. Vranësirat do të shoqërohen me reshje
ShkoLartë