po justifikon dhunen e policise boci deklaratat e kociut per protesten kontradiktore 69987b54b1a1d

“Po justifikon dhunën e policisë”, Boçi: Deklaratat e Koçiut për protestën, kontradiktore

February 20, 2026
1 minut lexim

Deputeti i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi, ka reaguar ndaj deklaratave të bëra nga ministrja e Brendshme, Albana Koçiu, lidhur me mundësinë e skenarëve të dhunës në protestën e paralajmëruar nga opozita.

Boçi i cilësoi qëndrimet e ministres si kontradiktore dhe të paqarta.

Sipas tij, deklaratat e Koçiut janë në mospërputhje, pasi nga njëra anë ajo shprehet se nuk “merr përsipër” protestën, ndërsa nga ana tjetër paralajmëron masa në rast të akteve të dhunës.

“Kontradiksionet nuk do t’i zgjidh unë. Ministrja Koçiu është e pakuptueshme”, u shpreh Boçi, duke shtuar se deklaratat e saj përbëjnë, sipas tij, një gjuhë politike që synon të shpërndajë panik.

Deputeti demokrat akuzoi Policinë e Shtetit për përdorim force jo proporcional gjatë protestave të mëparshme. Ai përmendi hedhjen e gazit lotsjellës, arrestimin e të miturve, si dhe dhunë ndaj protestuesve dhe deputetëve, duke pretenduar se janë tejkaluar kompetencat ligjore.

“Policia ka pasur sjellje brutale jo në proporcion, ku ka kaluar kompetencat. Nuk është vetëm hedhja e gazit të skaduar, por dhe arrestimi i të miturve, dhunimi i tyre, goditja e deputetëve, apo dhe protestuesve. Gazi nuk mund të hidhet në mënyrë të drejtpërdrejtë. Është trishtuese të dëgjosh ministren. Që zakonisht nuk duhet të merret me këtë gjë, por policia”, tha deputeti.

Boçi tha githashtu se përdorimi i gazit nuk duhet të bëhet në mënyrë të drejtpërdrejtë ndaj qytetarëve ndërsa e cilësoi situatën si shqetësuese.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

ambasada e shba ndan mesazhin paralajmerues te sekretarit rubio heqje vizash per personat qe perbejne kercenim per politiken e jashtme dhe sigurine kombetare 69987a8a17532
Lajmi i mëparshëm

Ambasada e SHBA ndan mesazhin paralajmërues të Sekretarit Rubio: Heqje vizash për personat që përbejnë kërcënim për politikën e jashtme dhe sigurinë kombëtare

konjufca takohet me prattipatin bashkepunimi me shba ne percaktim i pandryshueshem 69987b7146024
Lajmi i radhës

Konjufca takohet me Prattipatin: Bashkëpunimi me ShBA-në, përcaktim i pandryshueshëm

Të fundit nga

ShkoLartë