po i ve qytetaret perballe rrezikut u vrane duke luftuar per mosken jordania i kerkon rusise te ndaloje rekrutimin e shtetasve te saj 6928c7c5dd576

“Po i vë qytetarët përballë rrezikut”/ U vranë duke luftuar për Moskën, Jordania i kërkon Rusisë të ndalojë rekrutimin e shtetasve të saj

November 27, 2025
1 minut lexim

Jordania i ka kërkuar Rusisë ta ndalë rekrutimin e qytetarëve të saj në Forcat e Armatosura Ruse, pasi dy shtetas jordanezë u vranë duke luftuar për Moskën.

Në një komunikatë Ministria e Jashtme e Jordanisë e quajti rekrutimin “shkelje të ligjit jordanez dhe ligjit ndërkombëtar”, duke thënë se kështu ajo “po i vë qytetarët përballë rrezikut të vërtetë”.

Zëdhënësi i Ministrisë, Fuad al-Majali, u bëri thirrje jordanezëve “ta raportojnë çdo përpjekje për t’i rekrutuar ata në ushtrinë ruse” dhe i paralajmëroi ata se përballen me rreziqe ligjore dhe me vdekje.

Ai tha se Ministria “u ka kërkuar autoriteteve ruse ta ndalin rekrutimin e jordanezëve dhe t’i lirojnë nga shërbimi jordanezët e regjistruar deri tani”.

Sipas tij, Ministria është gjithashtu në dijeni të përpjekjeve për rekrutim online.

Qytetarët jordanezë e kanë të ndaluar t’iu bashkohen forcave të armatosura të një vendi të huaj.

Nuk dihet se sa jordanezë mund të jenë rekrutuar, por qindra jordanezë jetojnë në Rusi dhe më shumë se 20.000 kanë studiuar në vendet e ish-Bashkimit Sovjetik, sipas të dhënave jozyrtare.

Në fillim të pushtimit të plotë të Ukrainës nga Rusia, kur Moska po mbështeste sundimin e ish-presidentit Bashar al-Assad në Siri, presidenti rus Vladimir Putin kishte thënë se dëshironte t’i rekrutonte 16.000 luftëtarë nga Lindja e Mesme.

Dhe, sipas raportimeve, rreth 2.000 trupa të rregullta siriane më vonë u dërguan në Rusi./ REL


Top Channel

Burimi: top channel

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

te pakten 83 te vdekur e 250 te zhdukur pas zjarrit ne hong kong 6928c618e10a2
Lajmi i mëparshëm

Të paktën 83 të vdekur e 250 të zhdukur pas zjarrit në Hong Kong

si po e transformon balfin real estate tregun shqiptar te pasurive te paluajtshme 6928cad33dab4
Lajmi i radhës

Si po e transformon Balfin Real Estate tregun shqiptar të pasurive të paluajtshme

Të fundit nga

A është i trashëguar sensi i humorit?

Ndjenja jonë e humorit nuk është e rrënjosur në ADN-në tonë, por është pothuajse tërësisht e nxitur nga mjedisi ynë. Të qenët qesharak nuk varet nga ADN-ja. Një studim nga Universiteti Aberystwyth
ShkoLartë