po hetohen shkaqet e zjarrit ne vizbeg kerkohet paraburgim per dy persona qe sulmuan ekipin e gazetareve 686faaa34f779

Po hetohen shkaqet e zjarrit në Vizbeg, kërkohet paraburgim për dy persona që sulmuan ekipin e gazetarëve

July 10, 2025
1 minut lexim

Shkup, 10 korrik – Prokuroria Themelore Publike Shkup, duke vepruar në lidhje me zjarrin e djeshëm në Vizbeg, ka ngritur procedurë urgjente kundër dy personave – një mashkull dhe një femër, për veprën penale Pengimi i personit zyrtar në kryerjen e detyrës zyrtare sipas nenit 382, paragrafi 3 lidhur me paragrafët 2 dhe 1 të Kodit Penal.

Procedura është hapur pasi të dy personat sulmuan fizikisht një ekip – gazetar dhe kameraman të TV ALSAT M dhe i kanë penguar të kryejnë detyrën e tyre zyrtare, gjegjësisht, raportimin për ngjarjen e zjarrit në afërsi të mbeturinave për hekur të vjetër, njoftoi PTHP Shkup.

Prokurori publik deri te gjykatësi i procedurës paraprake në Gjykatën Penale Shkup ka dërguar propozim për caktimin e masës së paraburgimit për të dyshuarin, ndërsa për të dyshuarën është propozuar masë e arrestit shtëpiak, pasi ajo kujdeset për dy fëmijë të mitur të moshës 9 muajsh dhe 3 vjeç.

Masat janë propozuar me qëllim sigurimin e tyre, duke marrë parasyshë se përveç veprës penale të përmendur, prokuroria vazhdon hetimet për shkaqet e zjarrit në grumbullimin e mbeturinave në lidhje me të dyshuarit dhe rreziqet eventuale për jetën dhe trupin e njerëzve, pronën dhe mjedisin. Në këtë drejtim, gjatë ditës së djeshme edhe sot janë lëshuar më shumë urdhëra dhe udhëzime për sigurinë e provave, njoftuan nga PTHP Shkup.

Burimi: zhurnal.mk

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

gruaja e akuzuar per vrasjen e nje burri me cekic ne florida le nje shenim dritherues ne trupin e tij te pergjakur per policine 686fa797bf3d9
Lajmi i mëparshëm

Gruaja e akuzuar për vrasjen e një burri me çekiç në Florida, lë një shënim drithërues në trupin e tij të përgjakur për policinë

nxenesit e zhvendosur ne kryeqytet nuk mund te regjistrohen ne klase te 10 te 686fae6328d4f
Lajmi i radhës

Nxënësit e zhvendosur në kryeqytet nuk mund të regjistrohen në klasë të 10-të

Të fundit nga

ShkoLartë