po flini mbi plehra sabina debaton ashper me kristin per punet e shtepise mos merrni 69498b533bb18

“Po flini mbi plehra”/ Sabina debaton ashpër me Kristin për punët e shtëpisë: Mos merrni…

December 22, 2025
1 minut lexim

Sabina Meta dhe Kristi Lamaj e kanë nisur ditën e tyre me debate gjatë qëndrimit në shtëpinë e “Big Brother VIP 5”.

Dy banorët janë përfshirë në një përplasje për punët e shtëpisë, pasi ende nuk është zgjedhur lideri i javës.

Sabina është shprehur se ata jetojnë në një komunitet dhe se shtëpia është bërë zhul, duke theksuar se “po flenë mbi plehra”.

Ajo i është drejtuar Kristit duke i thënë se, nëse do, mund t’i mbledhë të gjithë banorët për të rënë dakord, por jo t’i mbledhë për “budalliqe”.

Pjesë nga debati:

Kristi: Po, nuk e bëra.

Sabina: Këtu jemi në komunitet dhe këtu është zhul, edhe po rrini mbi m*t, më falni për shprehjen.

Kristi: Kur je në komunitet, mblidhet i gjithë komuniteti, bien dakord për të gjitha.

Sabina: Të kishim rënë dakord për këtë, s’do bëje budalliqe aty.

Kristi: Po e bëni ju të tjerët pra, meqë jeni më të zgjuar.

Sabina: Po e bëjmë tani. Nesër s’do bëj, nëse s’do fle mbi plehra këtu, edhe ja.

Kristi: Pse nuk bëheni ju ndonjëherë më të zotë edhe t’i mësonim njëri-tjetrin? Na mblidhni të gjithëve.

Sabina: Jo more, na mblidh ti për budalliqe.

Kristi: Mblidhemi të gjithë, se disa persona specifikë nuk marrin mendim as për mua, kur unë nuk jam aty.

Sabina: Po bëj çfarë të duash, nuk je vetëm ti këtu, jemi 13 banorë këtu.

Kristi: Po këtë po të them pra.

Sabina: Vendosin 13 veta të tjerë, po të duash vazhdo.

Kristi: Vendosin 13 veta të tjerë kur unë nuk jam aty. Nuk vlen për mua kjo, mbase vlen për ty.

Sabina: Mos e bëj. Unë jam zgjuar që në shtatë dhe i bëra të gjitha punët, kur ju po flinit aty mbi plehra.

Kristi: Vazhdo t’i bësh, edhe unë gjërat e mia do vazhdoj t’i bëj.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

rama reagon pas vdekjes se shemit ishte imazh i gjalle i kryeqytetit ne vitet kur rok u ishte ze rebelimi 69498a30a8eae
Lajmi i mëparshëm

Rama reagon pas vdekjes së Shemit: Ishte imazh i gjallë i kryeqytetit në vitet kur rok-u ishte zë rebelimi

berisha per salianjin cdo njeri qe vjen eshte i mirepritur kjo opozite nuk ndalet me 69499df747863
Lajmi i radhës

Berisha për Salianjin: Çdo njeri që vjen është i mirëpritur, kjo opozitë nuk ndalet më

Të fundit nga

​Apple gjobitet me 98.6 milionë dollarë

Autoriteti Antitrust ka gjobitur Apple me 98.635 milionë euro për abuzim me pozicionin e saj dominues. Sipas Autoritetit Italian të Konkurrencës, kompania kaliforniane shkeli rregulloret e tregut për ofrimin e platformave për
ShkoLartë