po eksploronin parkun e llogarase humbin dy turiste suedeze 68feb6f2b81b6

Po eksploronin Parkun e Llogarasë, humbin dy turistë suedezë

October 27, 2025
1 minut lexim

Dy turistë suedezë, nënë e bir, perkatesisht 61 nëna dhe 23 djali janë raportuar të humbur sot në Parkun Kombëtar të Llogorasë. Ata janë nisur në mëngjes për të eksploruar zonën dhe kanë përshkuar një pjesë të parkut e të pyjeve, por pas disa orësh çdo kontakt me ta është ndërprerë.



Sipas informacioneve paraprake, turistët kanë dërguar një sinjal SOS, i cili është kapur nga autoritetet greke për shkak të mungesës së mbulimit me sinjal telefonik në anën shqiptare të gadishullit te Karaburunit. Emergjencat greke kanë njoftuar menjëherë autoritetet shqiptare.

Në terren janë angazhuar forcat e Emergjencave Civile, si dhe specialiste e zonave të mbrojtura, të cilat po zhvillojnë kërkime në disa drejtime për të gjetur turistët, por dhe policia e Vlores.Terreni i vështirë malor erresira dhe moti i paqëndrueshëm po e vështirësojnë operacionin e kërkimit, ndërsa po kërkohet ndihmë edhe nga banorët e zonës.Mendohet se dy turistet suedeze, nene e bir, pasi kane pershkuar pyjet e Llogorase jane ngjitur Karaburunit ku dhe aty kane humbur per shkak te terrenit por dhe mungeses se valeve telefonike.

Burimi: opinion.al

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

tragjedi ne argjentine autobusi perplaset me nje makine dhe bie ne lume 9 te vdekur dhe 29 te plagosur 68feb3e56b844
Lajmi i mëparshëm

Tragjedi në Argjentinë/ Autobusi përplaset me një makinë dhe bie në lumë, 9 të vdekur dhe 29 të plagosur

megan fox tregon linjat mahnitese shtate muaj pas lindjes se femijes se saj 68feba3370b12
Lajmi i radhës

Megan Fox tregon linjat mahnitëse shtatë muaj pas lindjes së fëmijës së saj

Të fundit nga

Fundjavë me vranësira dhe riga shiu në vend

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë fundjavës pritet të mbajë mot kryesisht i vranët, me riga shiu në disa zona. Të shtunën parashihen vranësira dhe vende-vende riga shiu. Temperaturat minimale
ShkoLartë