po e perdor famen si arme baldoni kunder lively ne ceshtjen gjyqesore 687511b3ac473

“Po e përdor famën si armë”/ Baldoni kundër Lively në çështjen gjyqësore

July 14, 2025
1 minut lexim

Justin Baldoni pretendon se Blake Lively po përpiqet të shfrytëzojë famën e saj për të fituar një avantazh në dëshminë e saj. Avokatët e aktorit thonë se Lively po përpiqet të imponojë kushtet e dëshmisë së saj të ardhshme “thjesht sepse është e famshme”.

Ekipi ligjor i Baldonit paraqiti një përgjigje të premten, më 11 korrik, ndaj kërkesës së aktores që dëshmia e saj, e planifikuar për të enjten në New York, të mbahet në zyrën e avokatit të saj, sepse ajo ka frikë nga paparacët jashtë zyrave të avokatëve të Justin Baldonit.

Megjithatë, përfaqësuesit e tij ligjorë kundërshtojnë duke thënë se nuk ka prova për këtë pretendim dhe theksojnë se zyrat e dy avokatëve janë mjaft afër në distancë, sipas peticionit të cituar nga “TMZ”.

Ekipi i Baldonit argumenton gjithashtu se mbajtja e dëshmisë së Lively në zyrën e saj ligjore i vë ata në disavantazh, pasi ata mund të kenë nevojë për një hapësirë private për diskutime gjatë saj. Siç thuhet në peticion: “Ndërsa Lively , duke shkelur këmbën dhe duke përdorur famën e saj, mund të ketë arritur të fitojë kontrollin e filmit – i cili është fokusi i kësaj mosmarrëveshjeje -, shpërthimi i avokatit të saj nuk ka vend në këtë gjykatë” , thanë avokatët e aktorit.

Aktorja ka ngritur padi kundër kolegut të saj në film për ngacmim të dyshuar seksual gjatë xhirimeve të filmit “It Ends With Us” . Ajo ka ndërmarrë gjithashtu veprime ligjore kundër menaxherëve të marrëdhënieve me publikun të aktorit, duke i akuzuar ata për organizimin e një fushate shpifjeje kundër saj.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

zjarri kaplon arat e peranit rrezikohen dhe shtepite e fshatit 68751087bacfd
Lajmi i mëparshëm

Zjarri kaplon arat e Peranit, rrezikohen dhe shtëpitë e fshatit

vlen skenari i bdi se blerimi komandon danella godet shqiptaret 687515eda1040
Lajmi i radhës

VLEN: Skenari i BDI-së: Blerimi komandon, Danella godet shqiptarët!

Të fundit nga

ShkoLartë