Një 36-vjeçar është aksidentuar në Durrës. Policia bën me dije se shoferi i motorit është aksidentuar në rrugën “Kristo Sotiri”.
Ai po drejtonte mjetin në gjendje të dehur dhe pa patentë. Pas aksidentit shoferi është arrestuar ndërsa mësohet se nuk ka marrë dëmtime seriozë.
“Specialistët e qarkullimit rrugor arrestuan shtetasin M. K., 36 vjeç, banues në Durrës, pasi në rrugën “Kristo Sotiri”, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi motomjetin që drejtonte pa leje drejtimi dhe në gjendje të dehur, dhe si pasojë, motomjeti ka dalë nga rruga.
Nga aksidenti u dëmtua 36-vjeçari, i cili është jashtë rrezikut për jetën. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Durrësit, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.
Burimi: botasot.info


