po bisedohet me investitore per kodren e diellit 695c3eca8bb3c

Po bisedohet me investitorë për “Kodrën e Diellit”

January 6, 2026
1 minut lexim

Po bisedohet me investitorë seriozë për qendrën turistike “Kodra e Diellit”, që ajo të bëhet ndër më të mëdhatë në Europë, konfirmon kryeministri Hristijan Mickoski.

“Jemi në rrugë të drejtë, të mos them se jemi të sigurt, bisedohet për investitor shumë serioz dhe punët e dini se nuk shkojnë shpejtë siç duam ne ndonjëherë, por jam optimist se do arrijmë në qëllimin final që Kodra e Diellit të jetë qendra më e bukur turistike në këtë pjesë të Evropës. Ne pajtime kemi dhe tani janë duke u definuar detajet, pra bisedohet për investime grandioze dhe duhet kapur një koncept më i gjerë, sepse Kodra e Diellit me mundësitë që ofron nëse krahasohet me qendrat e mëdha turistike të alpeve sërish ka dhjetë kilometra më shumë mundësi për shtigje skijimi”, tha Hristijan Mickoski – Kryeministër.

Kryeministri paralajmëroi ndërtimit edhe të një teleferiku të ri nga Tetova, gjë që do ta bënte qendrën turistike të punojë 365 ditë dhe jo vetëm në sezonin e dimrit.

“Nga një aeroport ndërkombëtar për 45 minuta jeni në pistë me këpucë për ski. Bisedohet edhe për teleferikun Tetovë-Kodra e Diellit, por jo kjo trase, por trase e re do bëhet, por mos të flas tani, do të flasim më vonë”, dekalroi Hristijan Mickoski – Kryeministër.

Televizioni 21 ka mësuar se investitori për të cilin po flet kryeministri Mickovski, e të cilin më parë e ka përmendur edhe kryetari i Tetovës Bilall Kasami, është nga Katari, dhe jo kompania italiane Alpin që e promovonte qeveria e kaluar.

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

kulla vizita e lavrovit ne shkup me ftese te bujar osmanit lidhej me projektin rus per ndryshimin e kufijve 695c3df788916
Lajmi i mëparshëm

Kulla: Vizita e Lavrovit në Shkup me ftesë të Bujar Osmanit lidhej me projektin rus për ndryshimin e kufijve

vendi ku njerezit flene ne pune dhe askush nuk ankohet 695c4c9f6aa90
Lajmi i radhës

Vendi ku njerëzit flenë në punë dhe askush nuk ankohet

Të fundit nga

ShkoLartë