Në Uashington është mbajtur takimi i parë i Bordit të Paqes, i thirrur nga presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump. Në këtë mbledhje inauguruese ka marrë pjesë edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.
Gjatë prezantimit, ai tha se Osmani po bën punë të shkëlqyera.
“Presidentja Osmani nga Kosova, faleminderit shumë, po bëni punë të shkëlqyera”, ka thënë Trump.
Analistët politik kanë komentuar deklaratën e fundit të Trupit, duke e vlerësuar Osmanin si një figurë kyçe në aleancën strategjike me Shtetet e Bashkuara, me një rol vendimtar për sigurinë dhe stabilitetin e vendit.
Ata nënvizojnë se bashkëpunimi i Osmanit me administratën e Donald Trump dhe përfshirja e saj në strukturat ndërkombëtare të paqes rrisin legjitimitetin ndërkombëtar të Kosovës dhe e bëjnë rizgjedhjen e saj të domosdoshme.
Sipas tyre, mbështetja e SHBA-së dhe roli pro-amerikan i presidentes konsiderohen si garanci për forcimin e subjektivitetit ndërkombëtar të vendit dhe për ruajtjen e stabilitetit në rajon.
Analistët paralajmërojnë opozitën se bojkotet parlamentare dhe kritikat ndaj qasjes pro-amerikane të presidentes janë kundër interesit shtetëror dhe dëmtojnë stabilitetin e vendit.
Mbështetja e SHBA-së dhe orientimi pro-amerikan i Osmanit shihet si një faktor kyç për fuqizimin e pozitës ndërkombëtare të Kosovës dhe për ruajtjen e stabilitetit rajonal.
Trump e vlerëson Osmanin, Aliçkaj: Rizgjedhja e saj është detyrë shtetërore

– Drejtor Ekzekutiv i Ligës Qytetare Shqiptaro-Amerikane, Agim Aliçkaj, në një prononcim për “Bota sot”, ka theksuar se roli i Osmanit është kyç në forcimin e aleancës strategjike me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke e cilësuar këtë bashkëpunim si detyrim shtetëror dhe garanci për sigurinë e Kosovës.
Sipas tij, angazhimi i saj i drejtpërdrejtë me administratën e Donald Trump dhe pjesëmarrja në strukturat ndërkombëtare të paqes rrisin legjitimitetin dhe pozicionin ndërkombëtar të Kosova.
Ai vlerëson se orientimi i qartë pro-amerikan mbetet thelbësor për mbrojtjen e interesave shtetërore dhe forcimin e subjektivitetit ndërkombëtar të vendit.
“Që nga zbritja e tyre nga shpellat e Karpateve në tokat ilire, të gjitha falangat dhe të gjitha regjimet serbe, të ndihmuara nga Kisha Ortodokse Serbe dhe Akademia e Shkencave, kanë bërë çdo gjë të mundur për ta zhdukur kombin shqiptar. Kjo është planifikuar edhe me shkrim, me projekte konkrete, si ai i Vasa Çubriloviqit, “Dëbimi i Shqiptarëve (Iseljavanje Arnauta)”.
Aty shkruhet qartë, ndër të tjera, se “Ekzistenca e kombit serb varet nga mosekzistenca e kombit shqiptar”. Prandaj sot mund të thuhet lirshëm se “Ekzistenca e kombit shqiptar varet nga ekzistenca e kombit amerikan”. Armiku i përbetuar që synon zhdukjen e kombit shqiptar nuk është vetëm Serbia, por edhe Rusia me vasalët e saj. Vetëm Amerika mund t’u dalë përballë dhe t’i frenojë.
Orientimi pro-amerikan i popullit shqiptar bazohet në përvojën historike; Amerika ka qenë gjithmonë në anën e shqiptarëve. Presidentja e Kosovës përfaqëson popullin e Kosovës, prandaj bashkëpunimi i saj i ngushtë me administratën e Presidentit Trump është detyrë parësore dhe obligim shtetëror. Nuk ka zgjedhje tjetër.
Pjesëmarrja e Kosovës, e përfaqësuar nga Presidentja Osmani, në Bordin e Paqes të krijuar nga Presidenti Trump ka rëndësi të jashtëzakonshme, me legjitimitet të lartë ndërkombëtar, të barabartë me të gjitha shtetet anëtare, edhe me ato që ende nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovë”, është shprehur ai.
Sipas deklarimeve të Aliçkajt, Osmani po forcon pozitën ndërkombëtare të Kosova përmes bashkëpunimit të drejtpërdrejtë me Donald Trump, i cili thuhet se ka shprehur gatishmëri për të ndërhyrë në raportet Kosovë-Serbi.
Ai e ka konsideruar domethënës edhe takimin e saj me Sekretarin amerikan të Shtetit, Marco Rubio, si dëshmi të interesimit të veçantë të SHBA-ve për Kosovën dhe si mbështetje për lidershipin e saj.
“Presidenti Trump jo vetëm që i tha Presidentes Osmani se ajo po bën një punë të shkëlqyer, por e siguroi atë se nëse Kosova dhe Serbia nuk shkojnë mirë, një telefonatë e vetme do të mjaftonte dhe ai do ta zgjidhte konfliktin. Kjo deklaratë publike e tij është jashtëzakonisht e rëndësishme për Kosovën.
Poashtu shumë i rëndësishëm ishte edhe takimi të nesërmen në Departamentin e shtetit me Sekretarin e Shtetit Amerikan Marko Rubio. Ky takim tregon se Amerika ka interes të veçant për Kosovën.
Është e qartë se Presidenti Trump e vlerëson lart Presidenten Osmani dhe preferon të bashkëpunojë me të në të mirë të dy shteteve tona. Ky është një mesazh i qartë për opozitën e Kosovës se SHBA e mbështet rizgjedhjen e saj.
Ata që e kritikojnë qasjen e saj dhe afrimin me Presidentin Trump nga zilia, duke theksuar interesin e saj për rizgjedhje, janë të pavlefshëm. Ajo po vepron në interes të Kosovës. Nëse interesi i shtetit përputhet me interesin e saj personal, nuk ka asgjë të keqe.
Edhe ata që nuk e pëlqejnë Presidentin Trump dhe nuk pajtohen me politikat e tij dhe për këtë e kritikojnë Znj. Osmani, si gazetari i njohur gjerman Michael Martens, nuk kanë lidhje me realitetin. Presidenti Trump është zgjedhur nga populli amerikan dhe do ta udhëheqë shtetin më të fuqishëm në botë edhe për tre vjet, duan apo nuk duan ata.
Deklaratat e Presidentit Trump në takimin e Bordit të Paqes janë një goditje e fortë ndaj politikave agresive, raciste, fashiste dhe hegjemoniste serbe në Ballkan. Shpresat e tyre për dobësimin dhe shkatërrimin e Republikës së Kosovës po shuhen dita-ditës. Të kapluar nga urrejtja ndaj shqiptarëve dhe nga budallallëku politik, i pret një vuajtje e përhershme.
Si Presidente e Kosovës, znj. Osmani e ka detyrë të bashkëpunojë edhe me Kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama. Por ajo duhet të ketë shumë kujdes në afrimin me të. Ai është një politikan i korruptuar dhe intrigant që nuk ka asgjë të përbashkët me vlerat e saj. Ai sheh vetëm interesin e tij personal.
Për më keq, Edi Rama është një pro-serb i theksuar dhe minues i të gjitha arritjeve të Kosovës që nga shpallja e pavarësisë. Përpjekjet e tij të hapura për rehabilitimin e shtetit gjenocidal serb nën udhëheqjen e kriminelit Vuçiq, ndarjen e Kosovës dhe vendosjen e Shqipërisë nën dominimin serb përmes projektit famëkeq “Ballkani i Hapur” janë shumë të rrezikshme.
Shanset e znj. Osmani për ta distancuar atë nga përqafimi i tij me kriminelët serbë janë minimale ose inekzistente.
Ai ishte ndër kryesorët që e bindi ish-Presidentin Thaçi për krijimin e Gjykatës Speciale kundër Kosovës. Përpjekjet e tij për ta rehabilituar veten me kritika ndaj gjykatës, përfshirë edhe lutjen e tij ndaj Trumpit kinse për ta shpëtuar Thaçin, janë të kota — një farsë. Trump nuk ka ndonjë interes të madh për ta bërë këtë, por edhe po të kishte, vështirë se do të mundte, sepse kjo gjykatë nuk varet nga SHBA-të”, ka shtuar ai.
Gjithashtu, Aliçkaj ka vlerësuar se Osmani dhe Kurti përfaqësojnë, sipas tij, stabilitet dhe orientim shtetformues për Kosova, duke i cilësuar si udhëheqës që duhet të vazhdojnë bashkë drejtimin e vendit.
Ai u bën thirrje partive opozitare të tregohen konstruktive dhe ta dëshmojnë këtë përmes mbështetjes në procesin e zgjedhjes së presidentes, duke paralajmëruar se bojkotet parlamentare janë në kundërshtim me interesin shtetëror.
“Presidentja Osmani, së bashku me Kryeministrin Kurti, përfaqësojnë vlerë kombëtare dhe shtetërore. Ata janë shpëtimtarët e Kosovës nga rreziku i shkatërrimit pas shpalljes së pavarësisë — liderë të shpresës dhe të ardhmes. Mendoj se është në interes të shtetit të Kosovës që ata të vazhdojnë së bashku në udhëheqjen e vendit.
Partitë opozitare duhet të ndryshojnë dhe të punojnë shumë për t’u bërë konstruktive dhe të shpresojnë të marrin pushtetin. Testi i tyre i parë për të treguar se në të ardhmen do të orientohen drejt zhvillimit të demokracisë, ndërtimit dhe forcimit të shtetit, është vota për Presidenten Osmani. Ata deputetë që bojkotojnë parlamentin dhe largohen nga vendi i tyre i punës gjatë votimit janë kundër interesave të Republikës së Kosovës.
Bisedimet për zgjedhjen e Presidentit/es së Kosovës do të intensifikohen gjatë javës së ardhshme. Nuk ka asnjë kandidate të kualifikuar dhe unifikuese që i afrohet aftësisë së Presidentes Osmani për ta kryer me sukses këtë detyrë të rëndësishme. Vlerat e saj të pamohueshme, të shoqëruara me mbështetjen amerikane, dhe veçanërisht mbështetjen e popullit të Kosovës, e bëjnë rizgjedhjen e saj të pashmangshme”, ka përfunduar Aliçkaj.
Një mandat tjetër për Vjosën?

Ndërkaq, opinionisti Gani Mehmeti ka deklaruar se presidenti Trump i ka shprehur mbështetje Vjosa Osmani, duke theksuar se pa Shtetet e Bashkuara të Amerikës vendi nuk do t’ia dilte dhe se prania e NATO do të vazhdojë deri në normalizimin e situatës në rajon.
“Po, Tramp i tha Vjosës se po bën një punë të madhe. Kjo është gjithsesi një punë e shkëlëyer nga ana e kryetares së Kosovës.
Mirëpo, di do të ecësh, dukush flet ndryshe, o nga xhelozia o nga ajo pse vetë nuk është në vendin e Vjosës. Kështu, opozita dhe shumë nga analistët ia shohin për të madhe. Mirëpo, ne jemi të vegjël dhe pa SHBA nuk mundemi t’ia dalim. Në anën tjetër, mr nfihëm e saj fhe aleayëve të SHBA ne u çliruam. Ara ende i kemi këtu dhe do i kemi deri sa të normalixohen marrëdhëniet e Kosovës me Serbinë. Bile, këtu do yë jetë NATO vazhdimisht, sepse me normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë, nëse jo më heret, Kodova fo të jetë në NATO.
Dhe po, ky është një mesazh i fortë për opozitën, se Vjosa ka përkrahjen e madhe nga Trampi”, ka thënë ai.
Po ashtu, Mehmeti ka kritikuar qëndrimet e opozitës, duke thënë se ajo dikur e sulmonte qeverinë për raportet me SHBA.
Sipas tij, forcimi i marrëdhënieve me Shtetet e Bashkuara të Amerikës është në interes të Kosova.
Kurse, ai shprehet se Osmani mbetet kandidatja më e përshtatshme edhe për një mandat tjetër.
“Po, shih çfarë kontrasti kemi nga opozita dhe anslistët: Kurtin e qortonin se po na prish me Anerikën, Vjosën e sulmojnë pse po i “nënshtrohet” Trampit! Nuk po u bie askund tamam!
Një punë po kryen në besimin e SHBA ndaj Kosovës, pse jo edhe për sigurimin e votave për kryetare edhe mandatin e dytë.
Dhe, po të analizojë opozita, vetë do duhej edhe ta kandidonte për kryetare fhe ta votonte, sepse e ka rrugën të gatshme me ndërkombëtarët ta çojë Kosovën përpara.
Afati për zgjedhjen e kryetarit është afër, dhe më mirë se kjo edhe për një mandat, nuk shoh njeri tjetër në Kosovë”, ka përfunduar Mehmeti.
Burimi: botasot.info

