plumbat na kaluan prane vesheve izmir zeqiri rrefen perballjen me tensionet ne veri 68e2048d1644f

“Plumbat na kaluan pranë veshëve…”, Izmir Zeqiri rrëfen përballjen me tensionet në veri

October 5, 2025
1 minut lexim

Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për kryetar të Zubin Potokut, Izmir Zeqiri, ka treguar për sfidat dhe tensionet me të cilat është përballur gjatë fushatës dhe marrjes së detyrës së kryetarit në komunën veriore.

Zeqiri tha se në garë kanë hyrë si aktorë lokalë për zgjedhje normale, por situata në terren u përshkallëzua ditë pas dite.

“Në garë kemi hy si akterë lokalë, për zgjedhje normale. Gjatë gjithë fushatës kam bërë thirrje për qetësi, pavarësisht kërcënimeve nga pala serbe, mirëpo dita-ditës ngjarjet u ashpërsuan. Nuk prisja një përshkallëzim të tillë, sepse nuk ishte e nevojshme të përballemi me njëri-tjetrin”, tha Zeqiri.

Ai kujtoi se dita e betimit dhe hyrja në zyrë u shndërrua në një moment të rrezikshëm, duke thënë se i ka ngjarë luftës.

“U ballafaquam me gjendje lufte. Plumbat na kanë shkuar edhe pranë veshëve, këtë e kanë kapur edhe kamerat. Patëm kundërshtim shumë të ashpër, por me kalimin e kohës situata filloi të stabilizohej”, shtoi ai.

Zeqiri tha se pas sulmit në Banjskë, shumëçka ndryshoi në terren.

“Banjska ndryshoi shumë gjëra. Si duket, pësuan krerët e kriminelëve dhe dita ditës disa edhe kanë ikur, sepse ju ra reputacioni. Pastaj filloi të përmirësohej situata dhe komunikimi me qytetarët”, përfundoi Zeqiri.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

atentati me tritol ne sarande viktima me precedent penal babai i klaus jacajt i perfshire ne nje plagosje ne korrik 68e1b0ccb7374
Lajmi i mëparshëm

Atentati me tritol në Sarandë/ Viktima me precedent penal, babai i Klaus Jaçajt, i përfshirë në një plagosje në korrik

tani ose kurre protesta masive ne izrael kerkohet fundi i luftes 68e205936c30f
Lajmi i radhës

“Tani ose kurrë”, protesta masive në Izrael – kërkohet fundi i luftës

Të fundit nga

Klubi vendos ultimatum

Çelsi është jashtë garës për titullin kampion në Angli, pasi fitoi vetëm një nga shtatë ndeshjet e fundit të Premier Ligë. Barazimi i fundit me Bornmuth ka tronditur edhe trajnerin Enzo Mareska,
ShkoLartë