2
Shkup, 29 nëntor – Riformatimi i qeverisë dhe plotësimi i vendeve të disa dikasterëve për arsye se paraprakët zunë vend në pushtetit lokal dhe institucione tjera, për njohësit e çështjeve politike, ky kombinim është vetëm ndryshim emrash në bazë të marrëveshjeve-ndërpartiake dhe se nuk pritet ndronjë ndryshim i qasjes qeveritare, që si përfundim do të kontribuonte në mirëqenien e qytetarëve.
Profesori universitar, Bashkim Selmani thotë se pushteti aktual duhet ta ketë më prioritet daljen nga borxhi publik, gjë që sipas tij, ishte premtim por nuk po realizohet nga ekzekutivi.
“Të gjitha këto ndryshime që do të ndodhin, të riformatohet qeveria, nuk presim ndonjë shpresë, për arsye se dëmi dhe vështirësia më e madhe e këtij shteti dhe kësaj qeverie, siç duket nuk do të dalë nga mentaliteti i së kaluarës, sepse çdo qeveri duhet të menaxhojë mirë shtetin dhe institucionet, si në nivel të brendshëm ashtu edhe të jashtëm, për të ngritur dhe mbrojtur dinjitetin e qytetarit. Këto janë vetëm ndryshime rasti me të cilat ndryshojnë figurat dhe emrat, për të plotësuar interesat partiake dhe kjo s’ka të bëjë aspak me ndryshimin e gjendje së rëndë të qytetarëve për arsye se të gjitha ministritë, institucionet i shohim se mbi 65% kanë borxhe publike, dhe, nga ana tjetër, kjo qeveri nuk e ka prioritet uljen e borxhit publik me të cilën do të minimizonte jetën e rëndë të qyterarëve. Prandaj këto janë ndryshime emrash me marrëveshje ndërpartiake dhe nuk pritet favor i interesave të qytetarëve.” – tha Profesori universitar, Bashkim Selmani.
Emrat e zyrtarëve të rinj ne qeveri pritet që koalicioni VLEN t’i paraqes të hënën, emra të cilët pak a shumë qarkullojnë në opinionin publik.
Një ditë më parë, kryetari i komunës së Çairit Izet Mexhit tha se nuk do të ketë rekonstruim të qeverisë por plotësim të vendeve, ku sipas tij, Bekim Sali do të jetë zëvendëskryeministër i parë ndërsa Muhamed Hoxha, ministër i ekologjisë.
Burimi: zhurnal.mk


