pllake perkujtimore per viktimat e tragjedise se spitalit modular ne tetove 6a9ffbcf16c08

Pllakë përkujtimore për viktimat e tragjedisë së spitalit modular në Tetovë

September 8, 2026
1 minut lexim
pllak

Sot bëhen pesë vjet nga zjarri tragjik që përfshiu spitalin modular në Tetovë, më 8 shtator 2021, përcjell TV21. Në këtë tragjedi humbën jetën 14 persona, ndërsa dhjetëra të tjerë u plagosën. Nga 14 viktimat, 12 ishin pacientë që po trajtoheshin nga Covid-19, ndërsa dy ishin të afërm të tyre që ndodheshin në spital.

Pesë vite pas ngjarjes, në vendin ku ndodhi tragjedia është vendosur edhe një pllakë përkujtimore në nderim të viktimave. Memoriali është vendosur nga persona anonimë, pa u bërë e ditur se kush qëndron pas vendosjes së tij.

Ndërkohë, pas një procesi të gjatë gjyqësor, drejtorët e Spitalit Klinik të Tetovës, Florian Besimi dhe Artan Etemi, u dënuan me nga tre vjet burg për vepra të rënda kundër sigurisë publike. Subjekti juridik, Spitali Klinik i Tetovës, u gjobit me një milion e 300 mijë euro.

Në një zhvillim tjetër, në gusht të këtij viti, Prokuroria Themelore Publike për Ndjekjen Penale të Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit mbylli hetimin lidhur me prokurimet publike për ndërtimin e 19 spitaleve modulare në vend.

Sipas Prokurorisë, nuk janë gjetur baza për dyshim për keqpërdorim të pozitës dhe autoritetit zyrtar apo për ndonjë vepër tjetër penale që ndiqet sipas detyrës zyrtare.

Pesë vjet pas zjarrit, kujtimi për 14 viktimat mbetet i gjallë, ndërsa tragjedia e spitalit modular në Tetovë vazhdon të jetë një nga ngjarjet më të rënda të periudhës së pandemisë në vend.

Burimi: lajmpress.org

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

dje u denua nga gjykata sot gjesti shfaqet i qete ne plazh 6a9ff7dc98e54
Lajmi i mëparshëm

Dje u dënua nga gjykata, sot Gjesti shfaqet i qetë në plazh

Të fundit nga

Zgjedhje e kreut të shtetit apo sërish në votime?

Vazhdimi i seancës së konstituimit të Parlamentit të Kosovës është thirrur për të mërkurën, më 09.09, pas disa ndërprerjeve për shkak të mungesës së marrëveshjes politike për zgjedhjen e Presidentit të ri të Kosovës. Afati për
ShkoLartë